Flash

Aksident i rëndë në Maliq, plagøset 80-vjeçari

Lapsi.al 16 November 2022
Aksident i rëndë në Maliq, plagøset 80-vjeçari

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një 80-vjeçari me inicialet A.A., ka ndodhur këtë mbrëmje në Maliq.

Burime bëjnë me dije se i moshuari u përplas nga një makinë teksa drejtonte një karrocë të tërhequr me kafshë pune.

I moshuari që u dëmtua në aksident është dërguar në spital. Gjendja e tij aktualisht raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Lexo më tej: Aksident në autostradën Milot-Thumanë, lëndohen katër persona 

Ndërsa me drejtuesin e makinës me inicialet A.K., 27 vjeç, po kryhen veprimet procedurale nga policia.

Detaje nga policia: 

Më datë 16.11.2022, rreth orës 17:40, në aksin rrugor Korçë-Liqenas, në afërsi të fshatit Zvezdë, Maliq, automjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, është përplasur me një karrocë të tërhequr me kafshë pune, me drejtues shtetasin A. A., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Gollobërdë, Maliq, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Me shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Lexo më tej: Porti i Alabaarit/ Gropat që Balluku i la të hapura 

Lexo më tej: Emrat/ Familjarët e Alabbar pas kompanive offshore në Durrës 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI