Flash

Zyrtare/ Popullsia e botës arrin në 8 miliardë

Lapsi.al 15 November 2022
Zyrtare/ Popullsia e botës arrin në 8 miliardë

Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se popullsia e botës ka arritur në 8 miliardë. Kjo, vetëm 11 vjet pasi ka kaluar shifrën 7 miliardë. Pas një rritjeje të shpejtë në mes të shekullit 20, rritja e popullsisë është duke u ngadalësuar, tha OKB-ja.

Numri i njerëzve në botë është vështirë të llogaritet me precizitet dhe OKB-ja pranon se të dhënat e saj mund të mos jenë të sakta për një ose dy vjet. Rritja më e madhe e popullsisë në 11 vjetët e fundit është shënuar në vendet me të ardhura mesatare, kryesisht në Azi.

Ato janë shtuar për rreth 700 milionë njerëz që nga viti 2011. India ka shtuar rreth 180 milionë njerëz dhe pritet ta kalojë Kinën si vendi më i populluar në botë, vitin e ardhshëm. Lindjet kanë qenë në rënie të vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Japoni.

Arsyet për këtë janë të ndryshme. Nga ndryshimi i mënyrës së jetesës deri te shqetësimet ekonomike.

Lexo më tej: Shqipëria ka popullsinë e katërt më të re në moshë në Europë 

Lexo më tej: 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI