Flash

Rrahën të moshuarin në stacionin e autobusëve, procedohet penalisht 40-vjeçari

Lapsi.al 15 November 2022
Rrahën të moshuarin në stacionin e autobusëve, procedohet

Dy personat që tërhoqën me forcë një të moshuar dhe e goditën me shuplakë pranë një stacioni autobusi në Tiranë janë identifikuar. Policia bën me dije se ka nisur hetimi për R. N., 40 vjeç, si dhe u shpall në kërkim A. S., 31 vjeç. Dhuna fizike ndaj të moshuarit ndodhi në zonën e “Astirit”.

Policia reagoi pas pamjeve që qarkulluan në rrjetet sociale. Aty tregohet se sapo i moshuari zbret nga urbani në stacion, bashkë me një djalë të mitur 7-vjeç, dy të rinjtë i drejtohen me shpejtësi. Ata e tërheqin nga xhaketa dhe i gjuajnë me shpulla. Në video dëgjohen dhe të qarat e djalit 7-vjeçar, i cili mendohet se është nipi i tij.

Të këshilluara

Popullsia e botës arrin 8 miliardë

Sipas një vlerësimi zyrtar të OKB-së, popullsia e botës ka tejkaluar 8 miliardë banorë. Kombet e Bashkuara e quajnë këtë gjë një moment historik të rëndësishëm ...

08:18

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI