Flash

Përkeqësohet moti të mërkurën, stuhi në disa zona

Lapsi.al 15 November 2022
Përkeqësohet moti të mërkurën, stuhi në disa zona

Ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira të dendura në veri dhe në pjesën tjetër me vranësira e kthjellime.

Reshje shiu në veriperëndim gjatë ditës me intensitet mesatar. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin. Sipas SHMU në veriperëndim dhe bregdet gjatë mbrëmjes vonë reshjet do të marrin karakter rrebeshesh me rrufe dhe shtrëngata.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e përkohësisht e vrullshme në bregdet. Valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 2 deri 17°C

në zona e ulëta 5 deri 23°C

në zona bregdetare 12 deri 23°C

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI