Flash

Dënohet poetja Mimoza Ahmeti, reagon Rama

Lapsi.al 15 November 2022
Dënohet poetja Mimoza Ahmeti, reagon Rama

Poetja Mimoza Ahmeti është dënuar nga gjykata me 40 orë punë në shërbim të komunitetit. Ajo u akuzua nga prokuroria 1 vit më parë për ndërtim pa leje. Pasi tërmeti i dëmtoi shtëpinë e ndërtuar në Petrelë, në periferi të Tiranës, poetja akuzohet se ka kryer ndërtime pa leje.

Ajo ishte pjesë e rreth 30 shtetasve të tjerë që u dënuan këtë vit pse kishin ndërhyrë për të riparuar banesat e tyre pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Dënimi i poetes pason atë të kantautorit Bojken Lako. Ai u dënua në prill të këtij viti nga gjykata e Tiranës me 3 vjet burg për ndërtim të paligjshëm. Dënimi iu konvertua në liri me kusht. Në vendimin e gjykatës thuhej se Boiken Lako ka kryer punime pa leje në një magazinë të marrë me qira prej tij në zonën e njohur si ‘NRSHRAKU’, të cilën do ta kthente në studio muzikore.

Pas vendimit të gjykatës ka reaguar kryeministri Rama që ka gjetur rastin të sulmojë prokurorinë.

“Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara!” – shkroi Rama në rrjetet sociale.

Në shtator qeveria mori vendim që ata që kanë ndërtuar kate pa leje do të duhet t’i paguajnë ato me çmimin e tregut. Deri tani asnjëri prej tyre nuk është paditur apo dënuar për ndërtim pa leje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tiranë, 45-vjeçari rreh gruan dhe kunatën

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe kunatës së tij. Uniformat blu bëjnë me dije se ...

18:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI