Flash

Berisha: Durrësi do kthehet në 'lavatriçen' e pastrimit të parave

Lapsi.al 15 November 2022
Berisha: Durrësi do kthehet në 'lavatriçen' e

Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se ai është aksioner kryesor në projektin e Portit të Durrësit. Ai tha se kjo është edhe arsyeja se përse nuk tregon se kush janë 60% e aksionerëve. Ai shtoi me tej se këto kompani me të cilat Edi Rama “po merret”, kanë qenë kompani të vëllezërve Kariç. Sipas tij këta vëllezër i kanë shitur në Emiratet e Bashkuara, duke shtuar se lidhjet janë të kristalta me Beogradin dhe Lukashenkon nëpërmjet tyre.

Fjala e dhënë nga Berisha për mediet:

"Një betejë e parë e cila natyrisht do të vazhdojë me beteja të tjera. Përballë kemi një armik shumëplanësh i votës, i qenies, një dëbues si kurrë ndonjëherë në histori i shqiptarëve nga vendi i tyre. Ngjarja e fundit që po debatohet sot në parlament, është të themi e përmasave që tejkalon çdo lloj imagjinate. Tejkalon çdo lloj kodi, ligjor, etik moral. Këta janë vërsulur në mënyrën më të papërmbajtur ndaj pasurive publike në vend. Edi Rama pasi ka garantuar të gjitha kanalet e narko-eurove, tani kërkon të kthejë Durrësin në Dubain e tij. Por njëkohësisht edhe në lavatriçen më të madhe të Europës dhe më gjerë.

Me 12600 apartamente, në një truall prej 1 milionë metrash katrorë, Durrësi bëhet qyteti më pabanueshëm i botës. Tejkalon për dendësi çdo lagje, apo qytet mbi planet, por këto janë që shoqërojnë këtë vjedhje të paimagjinueshme. Vjedhje e cila nuk ndodh kurrë në botë, që një aferë si kjo të mund të projektohet, imagjinohet. Por këtu ndodh, sepse këtu është makineria më e fuqishme e vjedhjes së një populli, makineria e Edi Ramës që nuk ka të ngopur. shqiptarët në betejën e tyre. Ne do fitojmë.

Lidhjet janë të kristalta me Beogradin dhe Lukashenkon nëpërmjet vëllezërve Kariç. Ata pasi iu vendosën sanksione për bashkëpunimin e ngushtë me Lukashenkon, kompanitë e tyre i shitën në Emiratet e Bashkuara, tek këto kompani që po merret sot Edi Rama. I shitën me një çmim 30 herë më të ulët, pra bëhet një formalitet, por ata janë faktikisht përfaqësues të Vuçiç dhe Lukashenkos, në Dubain e Edi Ramës, në portin e Durrësit. Aksionet kryesor është Edi Rama. S’mund të imagjinoj kurrë nëse nuk do kisha interesa direkt të miat t’i fshehësh popullit 60% të aksionerëve? Kjo ndodh vetëm kur e ke sipërmarrjen tënde. Pra Rama kërkon të mbulojë me këtë rast aferën e djegësave , ku është absolutisht me çdo dokument kryetar i një organizate kriminale. Kjo do marrë ndëshkim popullor."

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI