Flash

Aksidenti në Durrës/ Drejtuesja e makinës nuk kishte patentë

Lapsi.al 15 November 2022
Aksidenti në Durrës/ Drejtuesja e makinës nuk kishte patentë

Drejtuesja e makinës që shkaktoi një aksident të frikshëm mëngjesin e sotëm në Durrës nuk ishte e paisur me leje drejtimi.

Mëngjesin e sotëm, pranë rrugës "Hysen Myshketa" në lagjen 16 të qytetit të Durrësit, një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me hyrjen e një dyqani.

Burime bëjnë me dije se mjeti drejtohej nga një vajzë. Ajo duket se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në butikun e rrobave. Shtetasja ishte pa leje drejtimi, raporton Vizion Plus.

Për fat të mirë nga përplasja nuk ka persona të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes në Durrës dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Aksident në Tepelenë/ Përplasen dy automjete, plagoset një nga shoferët 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI