Flash

Pioli e mësoi lajmin e hidhur pas ndeshjes me Fiorentinën: Milan mesazh ngushëllimi, gjest fisnik i Inter

Lapsi.al 14 November 2022
Pioli e mësoi lajmin e hidhur pas ndeshjes me Fiorentinën: Milan
Lumturia për fitoren me Fiorentinën zgjati shumë pak. Tekniku që po festonte ende autogolin e minutës shtesë të Milenkovic, mori lajmin e hidhur pasi arbitri mbylli ndeshjen. Stefano Pioli ka humbur kunatin e tij Luca, me të cilin kishte një raport të fortë. Trajneri i kuqezinjve e mësoi humbjen e njeriut të afërt, mbrëmë, sapo përfundoi ndeshja ndaj Fiorentinës. Pioli u largua menjëherë nga San Siro i përlotur. Edhe klubi kuqezi, sapo ka mësuar lajmin e trishtë të trajnerit të tyre, ka shprehur gjithë mbështetjen e tyre për Pioli: “Milani shtrëngohet i prekur rreth gjithë familjes së trajnerit tonë, në një përqafim të fortë dhe intensiv për humbjen e kunatit të shtrenjtë Luca”. Jo vetëm Milan në fakt është sensibilizuar me teknikun Pioli. Edhe Inter ka bërë një gjest fisnik, duke dërguar mesazhin e tyre në mbështetje të teknikut rival, përmes faqes zyrtare në Twtter: "FC Internazionale Milano shpreh ngushëllimet e tij e i gjendet pranë Stefano Pioli e familjes së tij në këtë moment zie".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI