Flash

Kush është ‘tullaci’? Rekrutonte vajza shqiptare dhe i detyronte të prostituonin në Itali

Lapsi.al 14 November 2022
Kush është ‘tullaci’? Rekrutonte vajza shqiptare dhe i

Karabinierët e stacionit të Bazovizzës, gjatë një kontrolli kanë rënë në gjurmët dhe arrestimin e një shtetasi shqiptar 40-vjeçar, me nofkën “tullaci”, që po përpiqej të kalonte kufirin drejt Shqipërisë. Në fakt ndaj tij është në pritje një urdhër arresti me burg për ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni për akte të kryera në Bolonjë, Itali në vitin 2013.

Pas arrestimit, burri u dërgua në burgun Coroneo. Burri kishte rekrutuar vajza të bukura dhe tërheqëse nga Shqipëria, të cilat i kishte sjellë në Itali me premtimin për një punë të qëndrueshme. Organizata, nga ana tjetër, i detyronte të prostitucioni dhe i kishte besuar “tullacit” detyrën që t’i vishte vajzat siç duhet.

Të ardhurat e prostitucionit, natyrisht, përfundonin në xhepat e burrit, përgjegjës për vetë organizimin e menaxhimit të trafikut. Megjithatë, disa vajza kishin denoncuar shfrytëzuesit e tyre, dhe kishin arritur të arratiseshin, edhe nga burri i sapo arrestuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI