Flash

Kryediplomati i BE: Kosova dhe Serbia në situatë dramatike

Lapsi.al 14 November 2022
Kryediplomati i BE: Kosova dhe Serbia në situatë dramatike

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell paralajmëroi se Kosova dhe Serbia duhet të vijojnë urgjentisht me dialogun. Sipas tij kjo dakordësi duhet arritur para datës 21 nëntor. Në këtë datë do të fillojnë gjobat në veri të Kosovës për ata që nuk kanë automjetet me targat RKS.

Paralajmërimin, Borrell e dha pas takimit me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, shkruan Euroneës Serbia. Borell tha se kjo është kriza më e madhe që nga viti 2013. Ai shtoi se situata është vërtet dramatike dhe se duhet gjetur një zgjidhje.

“Nuk duhet ta arrijmë këtë datë pa marrëveshje, përndryshe do të jemi në prag të një situate të rrezikshme. Ju e dini që tërheqja e serbëve nga institucionet, braktisja e policisë dhe e gjykatave, ka krijuar një vakum në veri të Kosovës. Në atë vakum mund të ndodhë më e keqja. Të dyja palët duhet të tregojnë më shumë fleksibilitet”, - theksoi ai.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor mbetet partneri gjeo-strategjik i BE-së dhe se e ardhmja e tij është në Evropë. Sonte në Bruksel do të mbërrijë kryenegociatori i Kosovës, njëherësh zëvendës kryeministri Besnik Bislimi, ndërsa nesër do të takohet me Josep Borrell. Më herët ai deklaroi se i ka dorëzuar Kosovës dhe Serbisë një propozim për zgjidhjen e krizës aktuale.

“Duhet të gjejmë një rrugëdalje nga kjo krizë. Kemi paraqitur një propozim për dalje nga kriza, të cilin palët duhet ta shqyrtojnë”, - tha Borrell pa dhënë më shumë detaje për propozimin.

Tensioni mes Prishtinës dhe Beogradit mbetet i lartë për shkak të vendimit të qeverisë së Albin Kurtit për riregjistrimin e targave serbe të makinave. Kjo nuk është pranuar nga serbët e veriut të cilët kanë lënë institucionet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

5 raste të reja me Covid në Shqipëri

5 qytetarë të infektuar e COVID-19 dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Po ashtu mësohet se ja...

18:27

Vlorë, makina merr flakë në ecje

Një makinë është përfshirë nga flakët sot pasdite në aksin Vlorë-Fier pranë mbikalimit në Panaja. Sipas policisë, dyshohet se zjarrin e ka shkaktuar një defe...

17:51

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI