Flash

Kriza energjetike, Rama nga Shkupi: Duhet të jemi më kërkues ndaj BE-së

Lapsi.al 14 November 2022
Kriza energjetike, Rama nga Shkupi: Duhet të jemi më kërkues ndaj

Kryeministri Edi Rama ka folur për krizën energjetike në mbledhjen e përbashkët që po mbahet me qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Rama tha se duhet të jenë më kërkues kundrejt Bashkimit Europian sa i takon mbështetjes për krizën energjetike. Kryeministri theksoi se fondet e alokuara nga BE për Ballkanin janë pjesë e fondit të përvitshëm të IPA.

“Në takohemi edhe në një kontekst tjetër në aspektin e përpjekjeve tona të përbashkëta për t’u bërë pjesë e BE. Më në fund e kemi kapërcyer hendekun mes të qenurit gati për t’i hapur negociatat dhe refuzimit të vazhdueshëm nga BE. Sot të dyja vendet tona kanë hedhur në hap shumë të madh përpara. Më 6 dhjetor do të mbahet në Tiranë samiti i BE me Ballkanin Perëndimor. Ne do të jemi aty së bashku me sfidat tona që janë gjithnjë e më të njëjta me ato të vendeve të tjera.

Është koha për të projektuar të ardhmen përtej luftës…Duke kërkuar nga BE që të na përfshijë gjithnjë e më shumë në përpjekjen e organizuar për të përballur goditjen e madhe të rritjes së çmimeve. Por edhe inflacionit. Por edhe për të ndërtuar një plan të përbashkët që të na japë mundësi të shohim përtej kësaj faze. Të vështirë të zymtë, por jo të pambarimtë. Skemi nevojë të presim fundin e luftës për të projektuar.”

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Shqipëria mbetet me vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të ditës gjatë të paradites. Vranësirat do të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje shiu në të gj...

07:53

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI