Flash

Gjykata rrëzon kërkesën për hapjen e kopshtit “Zybeyde Hanim”

Lapsi.al 14 November 2022
Gjykata rrëzon kërkesën për hapjen e kopshtit “Zybeyde

Kopshti “Zubeyde Hanim” prej kohësh u mbyll nga qeveria dhe prindërit e cilësojnë këtë veprim si të padrejtë. Kundër kësaj padrejtësie se pretendohet se është bërë ndaj tyre dhe fëmijëve, ata bashkë me avokatin e tyre i janë drejtuar përsëri Gjykatës së Shkallës së Parë nga ku kanë ngelur përsëri të zhgënjyer pasi Gjykata e ka refuzuar kërkesën. Pas kësaj avokati ka shprehur se do e çojë në Gjykatën e Apelit.

“Kopshti do të vijojë i mbyllur. Gjykata mbylli veshët kur ne paraqitëm faktet. Të gjitha argumentet që nuk janë marrë në konsideratë, do ti çojmë në Apel, duhet ti marri patjetër në konsideratë. Kjo çështje është në kundërshtim me ligjin”– u shpreh avokati.

Gjithashtu dhe prindërit u ndjenë shumë të zhgënjyer nga organet e drejtësisë pasi prinin më shumë prej tyre. Ata bëjnë apel për drejtësi ose do të shkojnë deri në Strasburg.

“Sot ishte një show i vërtete, drejtësia jonë lë shumë për të dëshiruar. Duam të drejtën e fëmijës sonë. Duam ti shkollojmë aty ku mendojmë se shkollohen më mirë. Jemi shumë të zhgënjyer. Deri në Strasburg do të bëjmë tonë, Ky është realiteti ynë i hidhur”– tha një prej prindërve.

Lexo më tej: Mbyllja e kopshtit “Turgut Ozal”/ Prindërit protestojnë para kryeministrisë 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI