Flash

36 celularë kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Lapsi.al 14 November 2022
36 celularë kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Phones 5" ku është vënë në pranga 32-vjeçari që i tregtonte në dyqanin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të 32-vjeçarit, në rrugën "Don Bosko", janë gjetur 36 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të kontrolleve të dedikuara, në subjekte të ndryshme tregtare, me qëllim evidentimin dhe goditjen e krimeve ekonomiko-financiare, në kuadër të operacionit policor të koduar "Phones 5", kanë goditur një rast tjetër të tregtimit të mallrave të kontrabanduara. Si autor i dyshuar i kësaj veprimtarie të kundërligjshme, u arrestua shtetasi: B. K., 32 vjeç, banues në Tiranë.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Vlorë, makina merr flakë në ecje

Një makinë është përfshirë nga flakët sot pasdite në aksin Vlorë-Fier pranë mbikalimit në Panaja. Sipas policisë, dyshohet se zjarrin e ka shkaktuar një defe...

17:51

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI