Flash

Video/ PSG merr përpara 5-0 Auxerre: pesë shënues të ndryshëm kthejnë Galtier +5 nga Lens

Lapsi.al 13 November 2022
Video/ PSG merr përpara 5-0 Auxerre: pesë shënues të

PSG e kishte gati përgjigjen në Ligue 1. Kryeqytetasit mposhtën Auxerre 5-0 dhe kthehen në +5 nga vendi i dytë i Lens. Në minutën e 10' ndeshja u bë 1-0 falë devijimit të Mbappe, në asistin e Nuno Mendes. Portugezi në minutën e 50 i dhuroi Soler topin për dyfishimin e rezultatit. Gjashtë minuta më vonë, Hakimi shënoi në kundërsulm dhe mbylli ndeshjet. Pastaj Sanches (80') dhe Ekitike (83') i dhanë përmasa humbjes së Auxerre. Fitorja e pestë radhazi për ekipin e Galtier.

PSG nuk e lejon veten të ndikohet nga presioni i Lens dhe mposhti pa probleme Auxerre 5-0. Kryqytetasit do të rikthehet pas Kupës së Botës me 5 pikë avantazh ndaj vendit të dytë në Ligue 1. Në Parc des Princes, ndeshja u zhbllokua në minutën e 10′. Messi shërbeu për Mendes në të majtë, krosimi ishte i përpiktë për devijimin e Mbappe, që shënoi golin e parë. Miqtë u munduan të reagojnë, por Niang gjeti gati Donnarumma të vëmendshëm në shtyllën e tij.

Në pjesën e dytë, në minutën e 50, erdhi dyfishimi. Në të majtë depërtoi edhe njëherë Mendes, krosimi në qendër ishte për Soler, që me kokë nënshkroi 2-0. Ndeshja u mbyll pothuajse gjashtë minuta më vonë. Soler shërbeu për Hakimi, që mposhti Costil në një dalje të dëshpëruar. Me tre pikët të arkivuara, Galtier uli në pankinë Messin, Neymar, Sergio Ramos dhe Soler. Hapësirë për Renato Sanches, Sarabia, Ekitike dhe Kimpembe, por ishte portugezi që firmosi 4-0. Një aksion këmbëngulës në minutën e 81 dhe Sanchez la gjurmën e tij në ndeshje. Tre minuta pas tij Etikite firmosi 5-0 përfundimtar. Parisienët do ta nisin kampionatin pas Katar 2022 sërish në Parc des Princes kundër Strasburg. Ndërsa Auxerre, që mbetet me 13 pikë, do të presë Monacon.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI