Flash

Video/ Milan, fitore me polemika ndaj Fiorentinës: autogoli i Milenkovic në shtesë, shpërthen protestat viola

Lapsi.al 13 November 2022
Video/ Milan, fitore me polemika ndaj Fiorentinës: autogoli i Milenkovic

Milan-Fiorentina përfundon 2-1, ndeshje e vlefshme për javën e 15 të Serie A. Kuqezinjtë e nisin furishëm dhe e zhbllokuan takimin pas 2' minutash me Leao. Të besuarit e Piolit, më pas, ulën intensitetin dhe në të 28' u barazuan nga devijimi i Barak. Në pjesën e dytë, vendasit u rritën në lojë, por vuajtën për të krijuar raste vërtet të rrezikshme. Kështu, ndeshja qendroi në ekuilibër deri në minutën e 92, kur një autogol i Milenkovic fundosi violat. 3 pikë për ekipin e teknikut Pioli, i cili shkon në pauzë ndërsa ka mbetur -8 nga Napoli kryesues.

Lexo më tej:Video/ Dzeko udhëheq përmbysjen e Inter: Atalanta në vështirësi, Inzaghi rikuperon për herë të dytë radhazi

Me pak vuajtje dhe një dozë të mirë fati, Milani lë në këtë mënyrë hapin fals të Kremonës. Kuqezinjtë kufizojnë dëmin në funksion të ndalesës së gjatë për Botërorin, duke i garantuar vetes vendin e dytë në renditje të paktën deri në janar. Fiorentina bie pas tre fitoreve radhazi dhe e bën në mënyrën më befasuese të mundshme. Atëherë kur barazimi dukej se ishte i vendosur ndodhi e pakuptueshmja. Në minutën e 92, në harkimin e Vranckx, i penguar edhe nga hedhja e Rebiç, Terracciano doli bosh. Topi kërceu dhe goditi Milenkovic duke përfunduar në portën e mbetur pa portier. Kontrolli i VAR mes protestave të forta viola për faull ndaj portierit, shpërtheu entuziazmin në San Siro, duke vlerësuar golin. Italiano mund tani vetëm të ngushëllojë veten me një tjetër paraqitje të fortë të të tijve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI