Flash

Shkëlqim Devolli me bashkëshorten në dasmën e familjes së Donald Trump

Lapsi.al 13 November 2022
Shkëlqim Devolli me bashkëshorten në dasmën e familjes

Sipërmarrësi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, bashkë me bashkëshorten Blerina, kanë qenë të ftuar të nderit në dasmën e familjes së ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Çifti Devolli kanë marrë pjesë në dy ditët e ceremonive të veçanta të organizuar me rastin e martesës së të bijës së ish-Presidentit amerikan, Tiffany me Michael Boulos.

“Ishte një kënaqësi krejt e veçantë që mbrëmë, së bashku me Blerinën, ishim pjesë e gëzimit familjar të Presidentit Trump. Njehemi shumë të nderuar të ishim ndër të ftuarit për martesën e Tyffanyt dhe Michaelit, në këtë dasmë tipike amerikane”, është shprehur afaristi Devolli.

Ai ka treguar se në dasmë ka pasur rastin të takohet edhe me njerëz me ndikim në nivelet më të larta të politikës, ekonomisë dhe shoubiznesit amerikan, përfshirë edhe senatorë dhe kongresistë.

“Natyrisht, si në çdo rast tjetër, edhe në bisedat që kam pasur, e kam shfrytëzuar mundësinë për të folur për Kosovën dhe zhvillimin ekonomik tonin, veçanërisht bashkëpunimin ekonomik dhe politik me SHBA-në”, ka theksuar Devolli.

Banketi kryesor është mbajtur të shtunën mbrëma në rezidencën verore të familjes Trump, në Mar-a-Lago të shtetit të Floridas, kurse ceremonia paramartesore një ditë më herët në Trump International Golf Club. Dasma e Tiffany Trump dhe Michael Boulos po vlerësohet si një ndër dasmat më të bujshme të vitit, ku të ftuar kanë qenë ndër njerëzit më të rëndësishëm në SHBA dhe jashtë saj.

[caption id="" align="alignnone" width="1109"]Shkëlqim dhe Blerina Devolli me Ish-Presidentin Donald Trump Shkëlqim dhe Blerina Devolli me Ish-Presidentin Donald Trump[/caption]

[caption id="" align="alignnone" width="768"] Shkëlqim dhe Blerina Devolli me çiftin Tiffany Trump dhe Michael Boulos[/caption]

[caption id="" align="alignnone" width="803"] Shkëlqim dhe Blerina Devolli me kongresistin Matt Gatez dhe bashkëshorten Ginger Luckey[/caption]

[caption id="" align="alignnone" width="1600"] Donald Trump me ish-gruan Marla Maples, nënën e Tiffanyt, si dhe bashkëshorti Michael[/caption]

[caption id="" align="alignnone" width="640"] Donald Trump duke e përcjellë të bijën Tiffany me rastin e martesës[/caption]

[caption id="" align="alignnone" width="958"] Shkëlqim dhe Blerina Devolli në Mar-a-Lago[/caption]

[caption id="" align="alignnone" width="742"] Shkëlqim dhe Blerina Devolli në banketin paramartesor në Trump International Golf Club[/caption]

[caption id="" align="alignnone" width="527"] Shkëlqim Devolli dhe Michael Boulos[/caption]

Të këshilluara

5 raste të reja me Covid në Shqipëri

5 qytetarë të infektuar e COVID-19 dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Po ashtu mësohet se ja...

18:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI