Flash

Probleme me verifikimin e llogarive në Twitter

Lapsi.al 13 November 2022
Probleme me verifikimin e llogarive në Twitter

Verifikimi i llogarive në  Twitter ka nisur të ketë probleme. Ai  ka rezultuar në mashtrime dhe imitime të shumta, duke përfshirë një llogari që pretendonte se ishte ish-presidenti George W Bush.

Pas blerjes së platformës, Musk tha se do të ndryshonte sistemin e verifikimit  duke siguruar një shenjë blu për të gjithë ata që janë abonuar në  Twitter Blue. Për të bërë dallimin midis abonentëvedhe llogarive të tjera të rëndësishme Twitter vendosi gjithashtu një shenjë gri.

“Deri më tani, Twitter përdorte shenjën blu për të treguar llogari aktive. Ato që ishin verifikuar bazuar në disa kërkesa”, u shpreh kompania.Tani shenja blu mund të nënkuptojë dy gjëra të ndryshme. Një llogari është verifikuar sipas kritereve të mëparshme të verifikimit ose që ka një abonim aktiv në Twitter Blue. Llogaritë që marrin shenjën blu si pjesë e një abonimi  nuk do t'i nënshtrohen rishikimit për të konfirmuar se ato plotësojnë kriteret autentike që janë përdorur në procesin e mëparshëm. Twitter Blu "është vendosur gjithashtu të shtojë një veçori që do të promovojë përgjigjet e tweet-ve nga llogaritë e verifikuara.

Shumë kritikë u shprehën kundër vendimit, duke pretenduar se ishte konfuz. Ata deklaruan se vetë Musk e kishte dënuar metodën e vjetër të verifikimi. Ceo i Teslas shpesh e kishte cilësuar si krijimi i një ndarjeje dy nivelesh, "zotëri dhe fshatarë". /Lapsi.al

Marrë nga: Independent

Të këshilluara

Shenjat më të papjekura të zodiakut

Dashi Dashi, njihet si bebja e zodiakut dhe jo vetëm se është shenja e parë e horoskopit, por sepse udhëhiqen nga pasioni, veprimi dhe impulsiviteti. Ata do ...

14:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI