Flash

PAMJET/ Një grua dyshohet se shkaktoi shpërthimin në Stamboll

Lapsi.al 13 November 2022
PAMJET/ Një grua dyshohet se shkaktoi shpërthimin në Stamboll

Janë të shumta pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale për shpërthimin në Stamboll. Në disa prej tyre shfaqet fotoja e një gruaje të mbuluar e cila dyshohet si autorja e sulmit. Sipas të njëjtave burime kjo grua bën lëvizje të dyshimta. 

Edhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri të ditur se informacionet e para flasin se në sulm është përfshirë një grua. Sipas tij ajo ka pasur rol të rëndësishëm në sulmin terrorist.

"Autorët e këtij sulmi të tmerrshëm do të demaskohen. Le të jetë populli i sigurt se autorët të dënohen. Përpjekjet për të futur në grackë Turqinë dhe për të shkaktuar terror nuk do të kenë sukses sot apo nesër," - tha Erdogan.

Nga shpërthimi në Stamboll, të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 81 të tjerë janë plagosur. Ngjarja u shënua në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim. Zyrtarisht ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Erdogan tha se akt “mban erë terrorizëm” dhe se autorët do të ndëshkohen. ©LAPSI.al

Publikohet FOTO e gruas dyshohet se shkaktoi sulmin në Turqi, kishte shall

LEXO EDHE: Shpërthimi në Stamboll, konsullata tregon nëse ka shqiptarë të lënduar

Del VIDEO/ Momenti i shpërthimit me 6 viktima dhe mbi 50 të plagosur në Stamboll

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI