Flash

Video/ Musiala dy asist, Bayern shkëputet në kyr të Bundesligës: Leipzig i dyti, fundoset Schalke 04

Lapsi.al 12 November 2022
Video/ Musiala dy asist, Bayern shkëputet në kyr të

Bayern Mynih fitoi pa shumë probleme: një gol për pjesë për të mposhtur 2-0 Schalke 04 dhe për tu shkëputur në krye. Në ndeshjen e tij të 100 me bavarezët, Musiala e feston me dy asiste. Bayern është tani +6 ndaj të dytës, ose më saktë RB Leipzig. Nkunku dhe shokët e tij mposhtën Werder Bremen 2-1. Fitore e rëndësishme për Wolfsburg dhe Bayer Leverkusen, të cilët ngjiten në renditje duke mposhtur Hoffenheim dhe Stuttgart. Bochum dhe Hertha gjithashtu buzëqeshin, lufta për të mos rënë nga kategoria është ndezur.

ARRATIA E BAYERN

Bayern fiton lehtësisht, kundër një Schalke 04 në vështirësi të mëdha. Musiala frymëzoi golat e Gnabry dhe Choupo-Moting, një gol për pjesë për të arritur në 34 pikë. Një sukses që për momentin vlen +6 ndaj vendit të dytë. Nagelsmann vendosi në fushë një formacion shumë ofensiv, por miqve iu nevojitën disa minuta për t'u futur në ritëm. Bayern qarkulloi topin dhe dominoi, por u ndez vërtetë vetëm pas rastit të Bülter, sikur të kishte nevojë për një stimul. Pasi shkoi afër golit me Choupo-Moting, që goditi shtyllën, bavarezët kaluan përpara në minutën e 38-të. Gnabry nis aksionin që më pas e finalizoi atë, duke kombinuar me Musiala, që e çliroi me një magji me takë.

Goli i tetë në Bundesligë për anësorin dhe Bayern shkon në pushim në avantazh 1-0. Bavarezët dyfishuan menjëherë në fillimin e pjesës së dytë me një kundërsulm shumë të shpejtë. Nisi gjithcka nga zona e tyre dhe me katër pasime të thjeshta doli në krahun tjetër. Musiala shërbeu për Choupo -Moting, i cili mposhti portierin. Stafetë e Sané në gjysmën e pjesës së dytë: del Leroy për Bayern, në fushë i vëllai Sidi (2003) për Schalke. Megjithatë, inercia e sfidës nuk ndryshon. Musiala pa golin personal ti anulohet. Më pas, kontrollon dhe fiton Bayern. 2-0 ndaj Schalke, gjithnjë e më shumë i fundit me 9 pikë në 15 ndeshje, -4 nga e parafundit.

BUNDESLIGA GERMANY

Augsburg 0-1 Bochum

Bayer Leverkusen 2-0 VfB Stuttgart

Hertha Berlin 2-0 FC Cologne

Hoffenheim 1-2 Wolfsburg

Werder Bremen 1-2 RB Leipzig

Schalke 04 0-2 Bayern Munich

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI