Flash

Tomori, nga Milan te një faqe për të rritur: shifra "të përbindshme" për tu bërë opinionist i Botërorit

Lapsi.al 12 November 2022
Tomori, nga Milan te një faqe për të rritur: shifra "të
Propozim "i pisët" për Fikayo Tomori. 24-vjeçari nuk është thirrur nga Gareth Southgate për Kupën e Botës në Katar me kombëtaren e Anglisë. Lojtari i Milan do të qëndrojë në shtëpi dhe do të ndjekë Tre Luanët nga televizori. Por nga ky moment dikush ka dashur të përfitojë, duke i kanë paraqitur një propozim alternativ. Një faqe interneti i ofroi mbrojtësit një shumë të çmendur, për ta patur opinionist për Kupën e Botës. Asgjë e çuditshme, përveç se faqja në fjalë është StripChat. Një propozim me dritë të kuqe nga një faqe për të rritur. Max Bennett, zv/president i StripChat, i dërgoi një ftesë të çuditshme anglezit Tomori. Faqja është e gatshme t'i ofrojë 250,000 dollarë mbrojtësit për muajin e Botërorit. Klubi i dërgoi një ofertë zyrtare lojtarit anglez dhe, më pas, e postoi atë në online. Zv/presidenti Bennet i bëri "ngushëllimet" e rastit mbrojtësit për mungesën e grumbullimit, pastaj doli te propozimi: "I dashur Fikayo Tomori, doja të shpreh ngushëllimet e mia që nuk u thirre në skuadrën angleze të Kupës së Botës 2022. Ndërsa kombëtarja drejtohet për në Katar, ti do të shkosh në shtëpi në Angli për ta parë në televizor. Besoj se për ty ka një mundësi unike që të punosh me StripChat, si eksperti ynë special në Kupën e Botës. Ndërsa sheh ndeshjet nga shtëpia, mund të transmetosh njëkohësisht në StripChat për audiencën tonë globale dhe të ofrosh komente dhe analiza të menjëhershme mbi ndeshjet".

STRIPCHAT: “TË GATSHËM TË OFROJMË 250 MIJË DOLLARË”

Bennet më pas specifikon kompensimin: "Në këmbim të rolit tuaj si 'Komentatori i Kupës së Botës' të StripChat, ne do të jemi të gatshëm t'ju kompensojmë deri në 250,000 dollarë. Përveç se do t'ju ofrojmë tokena të pakufizuara (monedhë në StripChat) dhe mund të përmirësosh kështu humorin... Sigurisht duke ndërvepruar me cilëndo nga mijëra modelet tona të bukura nëpërmjet një sesioni me kamera private. Mund ta shpërblesh MVP-në e zgjedhur prej teje me seanca private falas pas çdo ndeshje. Në këtë mënyrë mund të mbështesësh shokët tuaj të skuadrës edhe kur je në shtëpi. Merr pak kohë për të shqyrtuar ofertën time. Shpresoj të punoj me ju!”. Një ofertë, që megjithatë Tomori vështirë se do ta pranojë.  

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI