Flash

Sot protesta e thirrur nga opozita, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

Lapsi.al 12 November 2022
Sot protesta e thirrur nga opozita, rrugët që do të bllokohen

Pasditen e sotme opozita do të mbajë protestën kombëtare të paralajmëruar prej disa ditësh tashmë. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë.

Nga ana tjetër, policia e shtetit ka dalë në një njoftim zyrtar një ditë më parë, duke njoftuar se për shkak të protestës që pritet të nisë në orën 16:00, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të lëvizjes së pjesëmarrësve në tubim.

Konkretisht segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Policia bën thirrje që qytetarët të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative.

Të këshilluara

Kurti në DW: Jo Asociacionit mbi baza etnike

Dialogu Kosovë-Serbi s'ecën përpara pa njohjen reciproke tha Albin Kurti në një intervistë për Deutsche Welle-n. Sipas tij situata aktuale në Veri nxitet nga Be...

23:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI