Flash

PS reagon për protestën: Opozita zbatoi porosinë e Putinit

Lapsi.al 12 November 2022
PS reagon për protestën: Opozita zbatoi porosinë e Putinit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar lidhur me protestën e opozitës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla shkruan se Aleanca e Rublave është përditë e më e lexueshme. "Çdo ditë e më e tërbuar, prej sonte edhe më e dëshpëruar!" - thotë Balla.

Reagimi i Taulant Ballës: 

Aleanca e Rublave është përditë e më e lexueshme, çdo ditë e më e tërbuar, prej sonte edhe më e dëshpëruar! Rublat vazhdojnë të financojnë aleancën, njëlloj si në 2011 kur dhanë votën kundër Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe të shkruar në Kremlin, që lemerisi botën me gjoja trajtime çnjerëzore dhe trafiqe organesh nga UÇK! Opozita e rublave është e zhytur thellë në thesin e parave ruse. Porosia për sot nga Moska ishte që të mos kishte asnjë fjalë apo zë kundër agresionit rus në Ukrahinë. Dhe bedelat e Putinit në Tiranë e zbatuan. Turp!

Lexo më tej: Berisha shton presionin, kërcënon të destabilizojë vendin 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI