Flash

Nga gomonia në mes të sheshit te incidentet dhe mesazhet e liderëve opozitarë

Lapsi.al 12 November 2022
Nga gomonia në mes të sheshit te incidentet dhe mesazhet e

Në protestën e thirrur nga dy parti opozitare shqiptare, qytetarë të shumtë protestuan në Tiranë kundër ekzekutivit të udhëhequr nga Edi Rama. Protestuesit nga Tirana dhe rrethet e tjera u grumbulluan fillimisht para selive të Partisë Demokratike (PD) dhe Partisë së Lirisë (PL) të PD-së, për të marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalimit para protestuesve, akuzoi kryeministrin Rama për korrupsion dhe zhytje të vendit në varfëri.

Ai u bëri thirrje ndërkombëtarëve të mos e mbështesin kreun e Qeverisë shqiptare.

“Mos mbështesni regjimin e Edi Ramës, sepse ai është armik i votës së lirë të shqiptarëve. Çdo mbështetje për të, është dështim për shqiptarët. Shqipëria nuk do të ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të shqiptarëve”, theksoi Berisha.

Në fund të fjalës së tij, protestuesve iu kërkua të ndiznin qirinj për ata që i cilësuan viktima të pushtetit. Konkretisht për Ardit Gjoklajn, adoleshenti që humbi jetën më 2016 në deponimin e mbeturinave në Sharrë të Tiranës si dhe Klodian Rashën, i cili u vra nga një punonjës policie pasi theu orën policore gjatë pandemisë së koronavirusit më 2020, dhe Lear Kurtin i cili mbeti o vdekur në rrethana të paqarta gjatë shoqërimit të tij në polici muajin tetor.

Fillimisht protestuesit nuk u lejuan nga policia të ngjiten në shkallët e Kryeministrisë për të ndezur qirinj, por më pas arritën të thyenin kordonin e policisë, dhe kjo u shoqërua me disa momente tensioni.

Protestuesit duke thyer kordonin e Policisë së Shqipërisë para ndërtesës së Qeverisë.

Protestuesit duke thyer kordonin e Policisë së Shqipërisë para ndërtesës së Qeverisë.

Një person u shoqërua nga policia. Para Kryeministrisë u vendos edhe një gomone. Kjo për të simbolizuar emigrimin e shqiptarëve, kryesisht drejt Britanisë së Madhe.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, para protestës tha për mediat se Qeveria nuk duhet të guxojë të provokojë qytetarët në këtë protestë.

“Kjo është pranverë demokratike që nuk ndalon. Protesta dhe zgjedhje. E vetmja rrugë është largimi i Edi Ramës", tha Meta.

Ndërkaq, para të protestuesve, Meta akuzoi Qeverinë shqiptare se ka në agjendë "vjedhjen, shkombëtarizimin dhe shpopullimin".

Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara, dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe pankarta të ndryshme si: “Rama është brand…në korrupsion”.

Kjo është protesta e dytë kombëtare e thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha, pas asaj që u zhvillua më 7 korrik.

Ndryshe, Rama nuk ishte në Shqipëri në kohën e mbajtjes së protestës, pasi ka marrë pjesë në Forumin e Paqes të mbajtur në Paris të Francës.

Në protestë morën pjesë edhe deputetë të PD-së, që njihen si mbështetës të Lulzim Bashës, ish-kreut të demokratëve.

Ambasada e SHBA në Tiranë më herët gjatë të shtunës u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë të shmangin lëvizjet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pasi ka paralajmëruar se mund të ketë akte dhune.

Rreth 1 mijë forca policore mbikëqyrin protestën

Në ndërtesën e Qeverisë u ndërmorën disa masa. Dyert e saj u veshën me materiale të forta, ndërsa rreth ndërtesës u vendosën një numër i madh forcash të policisë, por edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Po ashtu kishte edhe automjetet ujëhedhëse.

Forca të shtuara policore para ndërtesës së Qeverisë së Shqipërisë.

Forca të shtuara policore para ndërtesës së Qeverisë së Shqipërisë.

Në gatishmëri për të mbikëqyrur situatën u angazhuan rreth 1.000 forca policore.

Prej orës 15:00 u bllokuan për qarkullimi të automjeteve akset kryesore, si: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II” e të tjera.

Në fletushkat që u janë shpërndarë qytetarëve para protestës u listuan dhjetë arsyet pse duhet të protestojnë kundë Qeverisë Rama. Sipas PD-së, kushtet ekonomike janë ndër më të rëndat në rajon. Emigracioni është i lartë, korrupsioni në nivele alarmante, ndërsa nismën rajonale, Ballkani i Hapur, e cilëson projekt serbo-rus dhe anti-shqiptar. Nga ana tjetër janë renditur dhjetë masat që PD-ja parashikon të ndërmarrë në një paketë anti-krizë./REL

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI