Flash

Mancini kërkon të mundë Shqipërinë me një 18 vjeçar dhe dy "baby" talentet e Juventus: ja të përzgjedhurit e Italisë

Lapsi.al 12 November 2022
Mancini kërkon të mundë Shqipërinë me një 18

Miretti dhe Fagioli janë e reja e madhe e Italisë për dy miqësoret kundër Shqipërisë dhe Austrisë, që mbyllin vitin 2022. Në listën e 31 të thirrurve nga trajneri Roberto Mancini janë edhe Chiesa dhe Zaniolo. Lojtari i Juventusit rikthehet pas një viti, për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi. Thirrja e parë për 18 vjecarin e Udinese Simone Pafundi. Mes portierëve edhe Provedel dhe Vicario, ndërsa në mesfushë rishfaqet Verratti. Jashtë skuadrës që do të luajë miqësoren me Shqipërinë Jorginho, Immobile dhe Spinazzola.

Lojtarët do të grumbullohen të dielën në Qendrën Teknike Federale në Coverciano. Nga aty nisin përgatitjet për ndeshjet kundër Shqipërisë, në16 nëntor, 20.45, në Stadiumin Air Albania në Tiranë. Kjo ndeshje do të jetë e 400-a në historinë e të kaltërve, nga të cilat 194 fitore, 115 barazime dhe 90 humbje, me golavarazh 674/445. Pas kuqezinjve, Italia do të ndeshet me Austrinë, në 20 nëntor, 20.45, në Ernst Happel Stadion në Vjenë. Thirrja e parë për Simone Pafundi, sulmues i Udineses i lindur në 2006. Kjo vlen edhe për mesfushorët e Juventusit, Nicolò Fagioli (lindur në 2001) dhe Fabio Miretti (lindur në 2003). Pas një viti kthehet edhe nga dëmtimi edhe Chiesa.

LISTA E MANCINI

Portierë: Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Alex Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lazio), Guglielmo Vicario (Empoli).

Mbrojtës: Francesco Acerbi (Inter), Alessandro Bastoni (Inter), Leonardo Bonucci (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Emerson Palmieri (Ëest Ham), Federico Gatti (Juventus), Pasquale Mazzocchi (Salernitana), Giorgio Scalvini (Atalanta), Rafael Toloi (Atalanta).

Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Nicolò Fagioli (Juventus), Davide Frattesi (Sassuolo), Fabio Miretti (Juventus), Matteo Pessina (Monza), Samuele Ricci (Torino), Sandro Tonali (Milan), Marco Verratti (Paris Saint Germain).

Sulmues: Federico Chiesa (Juventus), Wilfried Gnonto (Leeds), Vincenzo Grifo (Friburgo), Simone Pafundi (Udinese), Matteo Politano (Napoli), Giacomo Raspadori (Napoli), Gianluca Scamacca (West Ham), Nicolò Zaniolo (Roma).

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI