Flash

Berisha ngjitet në podium, elektrizohet bulevardi (VIDEO-LIVE)

Lapsi.al 12 November 2022
Berisha ngjitet në podium, elektrizohet bulevardi (VIDEO-LIVE)

Shpërthen në brohorima bulevardi "Dëshmorët e Kombit" kur u në podium u ngjit Sali Berisha.

Mbahet në Tiranë sot protesta e opozitës së bashkuar. Qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe kryeqyteti janë mbledhur sot në Tiranë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë që i mbajnë përgjegjëse për situatën e vështirë ekonomike dhe largimin e të rinjve, por jo vetëm nga vendi.

Dy pikat e nxehta të protestës që sapo ka nisur janë sheshi “Skënderbej” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, ku janë mbledhur qindra qytetarë.

Në sfond dëgjohet muzikë, teksa qytetarët mbajnë pankarta me mesazhe kundër qeverisë. “Rama është brand (markë) në korrupsion”, shkruan njëra prej tyre.

Në qendër të Tiranës janë mbledhur qytetarët e ardhur nga rrethet e veriut dhe jugut. Teksa nga Rruga e Elbasanit ijnë protestuesit nga Juglindja.

Pas Kryeministrisë janë mbledhur forcat e Policisë, si dhe një autobot uji.

Lexo më tej: Meta: Agjenda e Rilindjes, shpopullimi dhe shkombëtarizimi 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI