Flash

Berisha ndërkombëtarëve: "Shqipëria destabilizohet po u prek vota"

Lapsi.al 12 November 2022
Berisha ndërkombëtarëve: "Shqipëria destabilizohet po u

Me sa duket i gjithë aksioni politik i Berishës deri në 14 maj do fokusohet tek një pikë: të reduktojë sa më shumë që të jetë e mundur manipulimin e votave për zgjedhjet e ardhshme lokale. PD e ka ndryshuar sloganin e saj nga: "nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër", gjë që prezumonte rrëzimin e qeverisë para votimeve të mëparshme, në "destabilitet po vodhi edhe njëherë më shumë".

Po të lexohej mes rreshtave fjalimi i liderit demokrat, aty shquheshin lehtë kërcënimet: "mjerë ai që prek vota", "po u prek vota s' do ketë stabilitet" etj.

Lexo me tej:

Andi Bushati: 12 nëntori, stanjacioni i protestës

Madje këtë mesazh, në një pikë të fjalimit Berisha ia dërgoi hapur edhe ndërkombëtarëve të Tiranës, vendeve anëtare të Bashkimit Europian, SHBA-ve dhe NATO-s, që të "mos mbështesin regjimin e kryeministrit Edi Rama".

Nisur nga kredoja se diplomatët e atashuar në Shqipëri kanë si qëllim kryesor stabilitetin e vendit, Berisha ka prekur pikërisht këtë tel: "Nga ky shesh duhet tu deklaroj miqve ndërkombëtarë se Shqipëria nuk do të ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të qytetarëve. Stabiliteti dhe vota, shpresa, besimi, e ardhmja do të jenë të pandara" tha ai duke shtuar se kjo qeveri është armike e votës së lirë.

"Të gjithë atë që ai ka ndërtuar këtu e ka bërë në kundërshtim me vlerat që ju ndani me njëri tjetrin dhe që bazohen në votën e lirë. Sot ju bëj thirrje mos mbështesni regjimin e Edi Ramës, sepse Edi Rama është armik i votës së lirsë të shqiptarëve. Çdo mbështetje për të është ndëshkim për shqiptarët" tha Berisha.

Bojë, qirinj e flamuj/ Si u zhvendos protesta tek dyert e Kryeministrisë (FOTO) 

Në fakt, ky dukej se qe edhe mesazhi i kësaj proteste nga e cila ndoshta militantët e PD-së prisnin më tepër: të sensibilizojë dhe të parandalojë sa më shumë që është e mundur tjetërsimin e votës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Këtë gjë Berisha e tha troç edhe pak ditë më parë gjatë një debati në Euroneës. Ai deklaroi se PD nuk parashikon të radikalizohet përpara zgjedhjeve por, duke marrë si shembull Erion Veliajn, ai tha se opozita do ta ndalojë atë të rihyjë në bashki nëse prek votën.

Dhe atë që deri më tani e ka përciellë si mesazh për shqiptarët, si po e dërgon edhe për ndërkombëtarët, duke i prekur tek ajo që ata kanë më të panegociueshme: ruajta e stabilokracisë.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI