Flash

Protesta e opozitës/ Berisha siguron t'i mbyllet dera Bashës

Lapsi.al 11 November 2022
Protesta e opozitës/ Berisha siguron t'i mbyllet dera Bashës

Sali Berisha tha sot se të gjithë deputetët janë të ftuar nesër tek protesta e opozitës, me një përjashtim.

Berisha përjashtoi paraardhësin e tij, Lulzim Basha.

Sipas Berishës, Basha duhet të sqarojë akuzën që ka.

“Të gjithë mund të vijnë përveç Lulzim Bashës i cili duhet të sqarojë akuzën e tmerrshme që ka. Të tjerët janë anëtarë të PD-së dhe nuk mund të më marrin leje mua ata që të protestojnë kundër qeverisë. Basha ka një akuzë të tmerrshme, ka deklaruar që nuk është e vërtetë, por nuk ka dhënë asnjë fakt e provë për ato akuza konkrete që ekzistojnë aty. Hetimi nga selia po vazhdon. Mendoj se është i detyruar të ketë burrërinë të tregojë dhe në qoftë se i takon të hyjë brenda, ose të shpallet i penduar i drejtësisë dhe të tregojë të vërtetën”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha së bashku më Ilir Metën janë dakordësuar për të mbajtur një protestë ditën e nesërme më 12 nëntor. Protesta u shty shumë. Pas asaj të 7 korrikut, u lajmërua nga opozita se protestat do të shpërthenin në shtator. Gjë që nuk ndodhi. Edhe në tetor nuk u mbajtën protesta. Kjo e nesërmja shihet si test për opozitën e drejtuar nga Berisha.

Lexo më tej: Rama dhe Basha bashkojnë sërish votat për hapjen e dosjes së Metës 

Lexo më tej: Protesta/ Berisha paralajmëron ashpër policinë 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI