Flash

Protesta/ Berisha paralajmëron ashpër policinë

Lapsi.al 11 November 2022
Protesta/ Berisha paralajmëron ashpër policinë

Sali Berisha ka dhënë një mesazh për policinë për të mos revoltuar protestuesit ditën e nesërme kur do të mbahet edhe protesta e opozitës.

“Mesazhi im është mos revoltoni protestuesit, kaq është. Ata vijnë në të drejtat e tyre kushtetuese. Vijnë të provokuar në shkallën më të lartë nga një njeri që po ua dëbon fëmijët dhe njerëzit nga shtëpitë e tyre. Po i vjedh dhe plaçkit çdo ditë. Kaq është mesazhi im. Asgjë s’mund të zvogëlojë dimensionet e protestës që do jetë nesër”.

“Po, ju kam deklaruar se opozita është në protestë. Populli opozitar është në protestë kundër kësaj qeveri dhe populli opozitar do të përdorë të gjitha metodat e mosbindjes civile dhe do shpallë moton e tij në protestë sepse ne nuk mund të pajtohemi kurrë me shpërbërjen e kombit shqiptar nga konfiskimi i lirive të shqiptarëve nga një qeveri lidhur kryekëput me krimin, drogën, vjedhjen, mashtrimin. Ne e kemi shumë seriozisht këtë betejë. Kemi pasur një periudhë që kemi pasur probleme organizimi, riorganizimi, kemi primaret të cilat po ecin shumë mirë dhe që do i vazhdojmë me vendosmërinë më të madhe. Por nga ana tjetër kemi armikun e votës dhe të lirive. Me të ne do përballemi siç e meriton”.

Lexo më tej: Nesër protesta e PD-së/ Berisha thirrje demokratëve e socialistëve t’i bashkohen opozitës 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI