Flash

Miliardat tek Porti/ Agron Shehaj nxjerr të dhënat e kompanisë fantazëm

Lapsi.al 11 November 2022
Miliardat tek Porti/ Agron Shehaj nxjerr të dhënat e kompanisë

Kompania "North East Real Estate Holding Limited" që do të investojë 2 miliardë euro tek Porti i Durrësit nuk ka as edhe një vit që është krijuar. Deputeti demokrat Agron Shehaj publikoi licensën e kësaj kompanie në Facebook pak minuta më parë.

Aty shihet se licensa për "North East Real Estate Holding Limited" është dhënë më 22 nëntor të vitit të kaluar, dhe skadon më 21 nëntor të vitit të ardhshëm. Nga kartela e biznesit duket se nuk ka asnjë përshkrim të qartë se çfarë bën kjo kompani.

Që investimi që do të bëhet tek Porti i Durrësit ka shumë pikëpyetje, kjo u pa edhe se si mazhoranca futi me procedurë të përshpejtuar në parlament aferën 2 miliardëshe, ku investitorit po i dhurohet toka.

Lexo më tej: Video/ Rrëshket Rama, “miliona” sharje për Portin e Durrësit 

Opozita është pozicionuar ashpër kundër koncesionit. Ajo thotë se kjo është një aferë e pastër që eklipson atë të inceneratorëve. Pas publikimit të licensës së biznesit nga Shehaj sot për herë të parë, misteri rreth aferës bëhet edhe më i madh.

Deputeti thotë se Rama gënjen duke thënë se është kompania e ndërtimit "Emaar" që do ndërtojë portin e Durrësit. Koncesionin e portit, Shehaj e cilëson si "aferën e rradhës të kësaj qeverie të korruptuar deri në palcë". 

Kreu i opozitës nga ana tjetër denoncoi dy ditë më parë se janë vëllezërit serbë Karriç ata që fshihen pas këtij investimi. Ata njihen për lidhjet e ngushta me Aleksandër Vuçiçin e Serbisë. Si dhe me diktatorin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Sali Berisha foli dje në emisionin Opinion për rastin. Sipas Berishës, Rama ia dha portin e Durrësit padronëve të tij, ndërsa vetë Rama ka "miniumimi 20 deri në 30%". 

©LAPSI.AL 

Lexo më tej: Polemikat/ Pse falen taksat për projektin me pallate dhe hotele në Durrës 

Të këshilluara

Parisi nuk i bëri bashkë Kurtin e Vuçiçin

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova dëshiron marrëdhënie të mira dhe paqësore me Serbinë dhe është e gatshme që të zgjasë dorën e pajtimit përkundër krimeve ...

17:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI