Flash

Denoncimi i Agron Shehajt: Kompania që mori Portin e Durrësit nuk është e Emirateve, u krijua në nëntor 2021

Lapsi.al 11 November 2022
Denoncimi i Agron Shehajt: Kompania që mori Portin e Durrësit nuk

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj thotë se kompania arabe që do të marrë investimin te Porti i Durrësit nuk është "kompani flamur" e Emirateve.

"Rama mashtroi shqiptarët duke thënë se në Portin e Durrësit do investonte kompania Emaar. Rama gënjen gjithashtu kur thotë se kompania arabe North East Real Estate Holding Limited, që do marrë Portin e Durrësit, është “Kompani Flamur” e Emirateve të Bashkura. Kjo kompani është krijuar në Nëntor 2021, nuk ka asnjë historik financiar dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë lidhje me kompaninë Emaar. Koncesioni i Portit të Durrësit është afera e radhës e kësaj qeverie të korruptuar deri në palcë", thotë Shehaj.

Kujtojmë që deputeti demokrat ishte i pari që denoncoi 4 vite më parë edhe skandalin me kompaninë "amerikane" që kishte fituar tenderin miliona euro të ndërtimit të pjesës së Unazës së Madhe te pjesa e "Astirit". ©Lapsi.al

Të këshilluara

Parisi nuk i bëri bashkë Kurtin e Vuçiçin

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova dëshiron marrëdhënie të mira dhe paqësore me Serbinë dhe është e gatshme që të zgjasë dorën e pajtimit përkundër krimeve ...

17:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI