Flash

Paaftësi, apo papërgjegjshmëri e legjitimuar: rrokada e spostime, klubet kujtohen për stadiumet në mes të sezonit

Lapsi.al 10 November 2022
Paaftësi, apo papërgjegjshmëri e legjitimuar: rrokada e spostime,

Vjen një pikë e sezonit dhe kthehen historitë e vjetra. Askush nuk nxjerr mësim nga vitet e mëparshme, edhe pse kostot mund të jenë të rënda. E thënë kjo sidomos kur luan për mbijetesë, apo kur luhen arkëtimet nga kompeticionet e UEFA-s. E atëherë cfarë ndodh? Ndodh ajo që ngatërrohen fushat, komplikohen situatat dhe bëhen rrokada që çorodisin tifozët.

E kështu në Loro Boriçi, tani e gjykuan se është momenti për të mbjellë barin e fushës. E për të mos humbur shumë takime me tifozët e shtëpisë në mbështetje ranë dakord me Tiranën për këmbimin e fushës. Kështu, gati rrokada. Klasikja do të zhvillohet jo në Shkodër, por në kryeqytet. E sikur të mos mjaftojë, FSHF aprovon edhe një lëvizje dite, nga e shtuna në të dielë. Bardhebluve i leverdis rrokada, sepse janë në krye të renditjes por shumë afër me rivalët. Kështu që, se e luajtën në shtëpi këtë herë ndeshjen, mirë i bën. Vllaznia është ajo që duhet ta vuajë faktin se po shkon për një transfertë të dytë radhazi kundër kryesuesve. Duke anashkaluar hipotezën se mund të 'vrasë' shpresat për titull me këtë ndeshje.

HUMBJA E NOCIONIT 'SHTËPI'

Elbasan Arena është i padisponueshëm për të njëjtën arsye. Kështu Partizani kthehet të luajë për herë të dytë në shtëpinë e tij të re dhe të parën në kampionat kur të presë Bylis. Kjo gjë natyrisht që pritej edhe pse jo të gjitha detajet janë gati në impiantin e ri të të kuqve.

E duke mbetur te fushat, Niko Dovana mbyll dyert për rikonstruktimin e fushës. Edhe sezonin e kaluar durrsakët e bënë pothuajse në të njëjtën periudhë investimin në infrastrukturë. Kështu, kundër Erzenit, të hënën, durrsakët do të luajnë në Egnatia Arena të Rrogozhinës. Larg tifozëve që mund të ishin një mbështetje e rëndësishme në gjendjen që po kalon ekipi, por kjo pak rëndësi ka: për dështimet ka kush bëhet fajtor.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI