Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Marrëveshja për Portin e Durrësit 2 mld euro, shteti merr thërrimet

Lapsi.al 10 November 2022
Marrëveshja për Portin e Durrësit 2 mld euro, shteti merr

Në projektin 2 miliardë dollarë te Ballinës së Durrësit, që do të zbatohet nga Eagle Hills Real Estate Development dhe shteti shqiptar, parashikohet një fitim të ulët për këtë të fundit. Relacioni i marrëveshjes së miratuar një javë më parë në qeveri parashikon se fitimi real të jetë 2% i xhiros vjetore të Marinës. Thuajse të gjithë nenet e projektligjit të marrëveshjes citojnë shtojca dhe elemente që qeveria ka preferuar t’i mbajë sekret. Është lënë kështu në terr publiku mbi përfitimet reale. Megjithatë konstatohet që nga një investim gjigant i kësaj natyre shteti do të marrë vetëm “thërrime”.

Një nga paqartësitë më të mëdha lidhet me faktin se projekti që parashikon kompleks ndërtimor dhe një marinë për jahtet. Ai lë të kuptohet se përfitimi do të llogaritet vetëm mbi 2% të xhiros së Marinës. Pra zona ku do të ankorohen jahtet si dhe pjesa e biznesit e lidhur me Marinën.

“Investitori strategjik do t’i paguajë MIE-s një tarifë vjetore të barabartë me dy (2) për qind të xhiros vjetore që investitori strategjik do të grumbullojë nga Marina. Kjo bazuar në pasqyrat financiare për çdo vit financiar.

Dokumentet e marrëveshjes për Marinën

Menjëherë pas mbarimit të kohëzgjatjes së marrëveshjes për Marinën përkatëse të drejtat e investitorit strategjik do të mbarojnë automatikisht dhe pronësia e Marinës dhe aseteve përkatëse. Këtu përfshirë, por pa kufizim, të pajisjeve elektromekanike dhe kompjuterike në lidhje me të. Ajo do t’i transferohet MIE-së, dhe Investitori Strategjik nuk do të ketë më të drejta t’i përdorë dhe gëzojë ato” thuhet në relacionin e dorëzuar në Kuvend për projektin që do të zerë vendin e portit aktual të Durrësit.

Dokumentet nuk janë shumë të qarta për përfitimin real nga ndërtimet rezidenciale dhe ato të biznesit që do të ketë ky projekt. Dihet që fitimet e investitorit pritet të jenë të jashtëzakonshme në kushtet kur toka e vënë në dispozicion. Ndërkohë taksa e infrastrukturës dhe strehimit social po i falen. Ato po llogariten si pjesën takuese të shtetit shqiptar në investim për portin e Durrësit.

Perceptimi mbi një përfitim minimal të shtetit në këtë projekt duket se përforcohet nga mosdhënia e detajeve. Ajo vijon të jetë e papublikuar dhe do të kalojë me procedurë të përshpejtuar në Kuvend.

Shteti tenton që në marrëveshje të theksojë se do të ketë të drejtën e vendosjes së vetos në çështje të rëndësishme të asamblesë së aksionerëve. Po ashtu, edhe një kontroll mbi aspektet financiare të zbatimit të projektit. Por të gjitha këto janë të ndara nga përfitimi real që do të marrë nga zbatimi.

Lidhur me financimin e projektit që do të zbatohet në dy faza relacioni i projektligjit të marrëveshjes parashikon që “financimi i investitorit strategjik do të sigurohet përmes kombinimit të:

  • financimit të kapitalit nga Eagle Hills-i;
  • financimit të borxhit të kontribuuar nga, ose në emër të, Eagle Hills-it;
  •  të ardhurave e shitjeve të grumbulluara prej klientëve nga investitori strategjik;
  • huamarrjes nga institucionet financiare;
  • investimeve nga investitorë palë e tretë, të organizuara nga Eagle Hills-i;

Në këtë marrëveshje është synuar që pesha e investimit t’í bjerë vetëm palës investuese. Kjo pasi ajo e ka marrë përsipër investimin”./ Monitor

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI