Flash

Kapet me 54 kg kanabis në Greqi, shqiptari anëtar i rrjetit ndërkombëtar për trafikim droge

Lapsi.al 10 November 2022
Kapet me 54 kg kanabis në Greqi, shqiptari anëtar i rrjetit

Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi është kapur me 54 kilogramë kanabisi.

Mediet greke bëjnë me dije se shqiptari është arrestuar mëngjesin e djeshëm në zonën Malgara në afërsi të Selanikut.

Në mjetin e 21-vjeçarit policia ka sekuestruar 49 pako me kanabis me peshë totale 54 kg e 880 gram, një pistoletë, patentë mjeti të falsifikuar, një karikator me 6 fishekë dhe një telefon celular.

Ndaj shqiptarit rëndojnë akuzat trafikim dhe shitje e lëndëve narkotike dhe falsifikim dokumentesh.

Sipas hetimeve të deritanishme rezulton se shqiptari është pjese e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI