Flash

Fasha prej 800 kwh/ ERE miraton vendimin: Çmimi i energjisë nuk do të rritet për nëntorin

Lapsi.al 10 November 2022
Fasha prej 800 kwh/ ERE miraton vendimin: Çmimi i energjisë nuk do

Çmimi i energjisë elektrike mbetet i pandryshuar edhe për muajin nëntor. Vendimi i marrë nga qeveria për pezullimin e fashës është miratuar tashmë edhe nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike.

Në mbledhjen e radhës u vendos që fasha prej 800 kwh e cila parashikon shtrenjtim të energjisë elektrike nga 9.5 lekë në 42 lekë është lënë në fuqi për muajin dhjetor.

Zv.kryeministrja njëkohësisht ministre e infrastrukturës deklaroi pak ditë më parë se do pezullojnë fashën edhe për muajin nëntor duke e justifikuar me faktin se gjatë muajit tetor ka pasur një rritje të kursimit të energjisë elektrike dhe njëkohësisht kanë rënë çmimet në bursë.

Në bazë të parashikimeve pritet që gjatë muajit nëntor në vend të ketë reshje intensive shiu. Niveli në Fierzë aktualisht rezulton 267 metra shumë poshtë mesatares historike. Sipas të dhënave zyrtare prurjet në Fierzë rezultojnë 90 m3 në sekondë.

Për të plotësuar nevojat e vendit me energji elektrike, Korporata Elektroenergjitike ka blerë 13.5 mln euro energji elektrike për periudhën 7 deri në 13 nëntor.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI