Flash

Klopp, goditja më e madhe e munguar në merkato: “Më vjen keq që nuk mora dot te Dortmund”

Lapsi.al 9 November 2022
Klopp, goditja më e madhe e munguar në merkato: “Më vjen

Goditje të mëdha të finalizuara me sukses në merkato, të tjera të kërkuara dhe të pa përfunduara. Merkato e transferimeve shpesh dhuron surpriza dhe në të njëjtën kohë gjeneron emocione të veçanta. Sidomos te trajnerët e skuadrave të ndryshme. Në këtë kuptim, tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp ka zbuluar keqardhjen e tij më të madhe. Gjatë një interviste për KBS News, gjermani zbuloi atë që, deri më sot, mund të përkufizohet si goditja më e madhe e munguar në merkato. Ose më saktë atë lojtar që trajneri gjerman donte të sillte në skuadrën e tij pa ia arritur qëllimit.

Emri i dhënë nga gjermani? Heung-Min Son, sot te Tottenham. "Po, mund të thuhet se keqardhja ime më e madhe është që nuk mora Son në ekip. Mendoj se ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Një legjendë e vërtetë për futbollin në vendin e tij atëherë. Nëse ai do të shkojë në Kupën e botës?, Mendoj se po, e pashë që u dëmtua, por mendoj se mund të luajë ndoshta me maskë mbrojtëse”.

Lexo më tej:Video/ Conte krijon incident me pankinën e Liverpool: futet në zonën teknike të Klopp dhe grindet me Lijnders

Referenca e Klopp për mungesën e nënshkrimit me Son, sipas Sun, i përket vitit 2013. Pikërisht atëherë, kur lojtari koreano-jugor mbante veshur fanellën e Hamburg, ai nënshkroi për Bayer Leverkusen në vend të Borussia Dortmund. Një lojtar si Son, me kualitetin teknik dhe shpejtësinë, sigurisht do të ishte komod për Klopp. Duke parë që tekniku e bazon gjithnjë lojën te lojtarë të shpejtë në krahë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI