Flash

Itali, nënë e bijë nga Shqipëria shpëtojnë mrekullisht nga asfiksimi prej gazit

Lapsi.al 9 November 2022
Itali, nënë e bijë nga Shqipëria shpëtojnë

Dy gra, nënë e bijë rrezikuan që të vdisnin nga helmimi me monoksid karboni. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur të martën e 8 nëntorit, në orët e vona të mbrëmjes, por fatmirësisht tragjedia u evitua falë faktit se gruaja, në shtëpi me të bijën, u zgjua në kohë.

Por kuptoi se ishte dukshëm në grahmat e simptomave më të zakonshme të helmimit nga monoksidi i karbonit pasi kishte dhimbje koke, marramendje, dobësi, të përziera, të vjella, dhimbje gjoksi por edhe konfuzion. Gruaja e kuptoi menjëherë se çfarë po ndodhte dhe nxitoi të zgjonte vajzën e saj, e cila për fat të mirë vetëm sa kishte humbur ndjenjat. Kështu që të dyja njoftuan 118 dhe u shpëtuan në kohë.

Pas shpëtimit të dy grave, zjarrfikësit kryen një kontroll në sistemin e gazit të apartamentit ku ato të dyja jetonin, e ashtu siç edhe dyshonin mundën të verifikonin që sistemi, tashmë i vjetëruar, nuk kishte asnjë mirëmbajtje apo kolaudim. Monoksidi i karbonit është një vrasës pa erë, pa shije dhe ngjyrë që çdo vit, për shkak të mosrespektimit të rregullave të mirëmbajtjes apo pakujdesisë, vret dhjetra persona. Por për fatin e tyre të mirë, ky nuk ishte rasti i nënë e bijë.

Të këshilluara

17 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e Covid 19 në 24 orët e fundit. Buletini ditor: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 514 testime, 17 qyteta...

19:10

Lushnje, arrestohet autori i 6 vjedhjeve

Policia e Lushnjës dha zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore 6 vjedhje të ndodhura më parë dhe ka vënë në pranga një 21-vjeçar. Sipas njoftimit të policisë,...

16:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI