Flash

Dash Shehi: Buxheti i 2023, ua merr paratë të varfërve dhe ua jep të pasurve

Lapsi.al 9 November 2022
Dash Shehi: Buxheti i 2023, ua merr paratë të varfërve dhe ua jep

Deputeti, Dashamir Shehi tha se buxheti më i lartë për vitin 2023 krahasuar me një vit më parë, nuk ishte diçka e jashtëzakonshme me të cilën duhej të mburrej qeveria.

Shehi tha se rritja e buxhetit kishte ardhur si pasojë e taksave të mbledhura ndaj qytetarëve gjatë kohës së rritjes së çmimeve.

‘Ky buxhet është rreth 5 miliardë dhe është më i madh sesa të vjetrit. Por kështu janë buxhetet, janë duke u rritur dhe në këtë rritje nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Ky buxhet ka në kurriz edhe një 500 milionë që u janë mbledhur shqiptarëve pas rritjes së çmimeve’-tha deputeti Dash Shehi.

Shehi tha se paratë për buxhetin e vitit 2023, u morën nga taksat e të varfërve të cilat sipas tij shpërndaheshin për të pasurit. Deputeti shtoi se duhej të analizohej më shumë shpërndarja e buxhetit dhe jo të debatohej për rritjen vjetore të tij.

‘Unë them se ata që kanë dëshirë për t’u marrë me filozofinë e buxheteve, duhet të dinë se kujt ia marrin paratë që bëhet ky buxhet, mblidhen nga të pasurit, nga të varfrit dhe nga ata që nuk kanë hiç? Bëni llogaritë nga ku merren këto para për buxhetin se kjo e bën ndryshimin.

Ky buxhet mblidhet nga paret e fukarenjve nga rritja e çmimeve. Kush i pagoi këto? I pagoi çmimi i djathit, i qumështit. Ku shpërndahet ky buxhet, se mirë që mblidhet tek të varfërit se po të shpërndahej tek këta do ishte gjysma e së keqes. Për t’ia marrë, ua marrin të varfërve, por ua shpërndajnë të pasurve.

Askush nuk e përmend këtu se nga u shtuan paratë dhe për kë shkuan këto para. Unë një ide kam, që e kam thënë me vite. Hajde të rrisim rrogat e shqiptarëve se vetëm kështu, u japim njerëzve të përballojnë inflacionin e akumuluar prej 10 vitesh’- u shpreh Dashamir Shehi në sallën e parlamentit.

Të këshilluara

17 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e Covid 19 në 24 orët e fundit. Buletini ditor: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 514 testime, 17 qyteta...

19:10

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI