Flash

Video/ Borussia Dortmund gabon kur nuk duhej: 2-0 për Wolfsburg, në fitoren e tretë radhazi

Lapsi.al 8 November 2022
Video/ Borussia Dortmund gabon kur nuk duhej: 2-0 për Wolfsburg, në

Surprizë në mesjavën e vlefshme për javën e katërmbëdhjetë të Bundesligës. Borussia Dortmund rrëzohet 2-0 në Wolfsburg. Një ndeshje intensive në Volkswagen Arena, me shanse të shumta nga të dyja palët. Për të zgjidhur ndeshjen për Ujqit, shërbyen një gol në cdo pjesë loje. Sulmuesi holandez Micky van de Ven zhbllokoi ndeshjen me një goditje me kokë në minutën e 6'. Pastaj, Lukas Nmecha dyfishoi në kohën shtesë (92').

Wolfsburg vazhdon të fitojë dhe bardhejeshilëve duket se “kura” Kovac i ka bërë mirë. Në “Volkswagen Arena” ndeshja mes Wolfsburg dhe Borussia Dortmund përfundoi 2-0. Verdhezinjtë humbasin kështu mundësinë për të qëndruar të lidhur me Bayern. Vendasit e nisën mirë me Marmoush në minutën e 3'. Kobel u tregua i kujdesshëm, por tre minuta më vonë ishte Micky Van De Ven ai që udhëhoqi bardhejeshilët drejt avantazhit. Vendasit i rezistuan sulmit të skuadrës së Terzic dhe shkuan në pushim me rezultatin 1-0.

Lexo më tej: Video/ Bayer Leverkusen zbret nga kreu i Bundesligës Union Berlin: shuplakë e pabesueshme e skuadrës së Xabi Alonso

Në pjesën e dytë, Dortmund shtyu përpara me Guerreiro dhe Moukoko, por Casteels ishte i pakaleushëm. Portieri rezistoi ndaj presingut të lojtarëve të Borussia. Wolfsburgu shtrëngoi dhëmbët dhe në minutat e fundit të shtesës dyfishoi me Lukas Nmecha (92'). Me këtë humbje, Dortmund mbetet me 25 pikë, ndërsa bardhejeshilët ngjiten në 20 pikë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI