Flash

"E bëja në brekë nga Keane, nga Capello humba lindjen e tim biri": Foster rrëfen 'tmerrin' me United e Anglinë

Lapsi.al 8 November 2022
"E bëja në brekë nga Keane, nga Capello humba lindjen e tim

Të punosh me Sir Alex Ferguson dhe Fabio Capello. Në teori, një ëndërr. Por Ben Foster ka mendim tjetër. Portieri, i cili sapo është tërhequr nga futbolli, nuk kujton për mirë asnjërin prej tyre. Foster në karrierë ka luajtur edhe për Mançester United dhe Anglinë, por historinë e ka treguar në podkastin e Peter Crouch. Ai zbuloi disa episode që nënvizojnë se si përvojat e tij me skocezin dhe friulanin, janë të paharrueshme, por negativisht.

CAPELLO

Ish-portieri e nisi nga marrëdhënia me teknikun e Anglisë, Capello. Një thirrje që erdhi në kohën e gabuar dhe krijoi një çarje të pariparueshme. "Gruaja ime ishte gati të lindte, sapo i plasën ujërat. I thashë trajnerit dhe ai m'u përgjigj se do të fillonim stërvitjen gjysmë ore më vonë. E pyeta nëse mund të bashkohesha me gruan time në spital në Mançester, por ishte i palëvizshëm. Tha se kishte nevojë për mua, edhe pse ishte vetëm një miqësore dhe se do të luaja në pjesën e dytë". Problemi ishte se Foster nuk e luajti atë ndeshje, sepse Capello nuk e futi në fushë. "Nuk më la të luaja, qëndrova në stol për gjithë 90 minutat. Kështu që humba shansin për të qenë prezent në lindjen e djalit tim. Ai nuk më respektoi". Një situatë që portieri, me sa duket, nuk e ka tretur kurrë.

FERGUSON

Ashtu si edhe qortimet e vazhdueshme të Roy Keane. Foster kryqëzoi rrugët me irlandezin për një kohë të shkurtër te Manchester United. Por mjaftueshëm për të kuptuar se ata nuk do të shkonin mirë. "Ai është një tip që të fut frikën, e bëja në brekë kur e shihja. E nga ajo që thoshte ai, ia pasoja topin shumë ngadalë. Kështu, ai më masakronte. Ndalonte topin, më qortonte dhe pastaj fillonte të luante përsëri". Por edhe me Ferguson gjërat nuk shkuan shumë mirë. Në një derbi të Mançesterit, United fitoi 4-3, por Foster bëri një gabim. Mjaft për të vuajtur tërbimin e Sir Alex. "Ne kishim fituar, kështu që të gjithë ishin të lumtur. Por Ferguson i bëri të heshtnin për tu marrë me mua. Ai më tha 'bëj një ka*llik të tillë përsëri dhe je jashtë'". Premtim i mbajtur, duke pasur parasysh se në fund portieri luajti shumë pak me Djajtë e Kuq.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI