Flash

Rama flet për Kosovën si burokrat Brukseli: "Vetëpërmbajtje dhe dialog"

Lapsi.al 7 November 2022
Rama flet për Kosovën si burokrat Brukseli:

I kapur në çarkun me patriotit dhe mikut të Vuçiçit kryeministri Rama gjendet keq sa herë ka tensione të Veri të Kosovës. Ashtu si në kohën kur shpërtheu konflikti për tragtat edhe tani ai ka reaguar në një mënyrë as mish as peshk. 

Rama shkruajti në ‘Twitter’, se mbështet plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog me Serbinë. Ai nuk i lejon vetës as të thotë nëse asocacioni është një e mirë apo e keqe për Kosovën.

Lexo me tej:

Tensioni në Veri/ Serbët bojkotojnë dhe kërkojnë “Zajednicën”

"Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët" shkruan ai!

Edhe në shtator 2021 kur u rindez në veri konfikti për targat, kur serbët lokalë me yshtjen e Beogradit ndërkohë që presidenti serb doli në mbrojtje të komunitetit të tij, kryeministri ynë foli si një njeri mbi palët. 

Athere Vuçiç foli dhe veproi si një nacionalist serb. Ai mblodhi Këshillin e sigurisë kombëtare, urdhëroi dërgimin e trupave ushtarake në afërsi të kufirit dhe përdori një gjuhë të ashpër duke i kërcënuar se do të pendohen ata që ndërmorën një veprim të tillë.

Rama reagon për reciprocitetin për targat/ Ka një këshillë për Kosovën dhe një për Serbinë

Nga ana tjetër Edi Rama përdori gjuhën e një zyrtari burokrat të Brukselit, që qëndron i barazlarguar në mes palëve. Madje Edi Rama reagoi me shumë vonesë, më tepër se 24 orë pasi ngjarjet kishin filluar dhe vetëm pasi tek rivalët politikë në Shqipëri filloi të shtrohej pyetja se pse nuk po flet Tirana zyrtare. "Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë", shkroi Rama në Twiter në shtator 2021. Ndonëse ai arriti të pohojë që “Kosova e ngre problemin me plot të drejtë" ai nuk shkoi më tepër se kaq.

Edhe në një letër të gjatë që ka shkruar në Facebook për lexuesit që e akuzojnë ai ka bërë fajtor Prishtinën për mospërparimin e dialogut, duke harruar që është Serbia e Vuçiç ajo që nuk do një zgjidhje përfundimtare me njohje të ndërsjelltë.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI