Flash

Nuk kaloi vettingun/ Shkarkohet prokurori i Durrësit, Ilir Turja

Lapsi.al 7 November 2022
Nuk kaloi vettingun/ Shkarkohet prokurori i Durrësit, Ilir Turja

Prokurori i Durrësit, Ilir Turja është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Trupa e KPK-së vendosi se prokurori Turja kishte probleme me kriterin e pasurisë. Turja u përball të enjten më 3 nëntor 2022 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore kundërshtoi analizën financiare që e kishte nxjerrë me mungesa të mëdha financiare për ndërtimin e një objekti të regjistruar në emrin e babait të tij në vendin e quajtur “Plazhi i Durrësit”. Për të kishte dyshime edhe për fshehje të kësaj pasurie në emër të familjarëve.

Ilir Turja e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995. Ai punonte prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Të këshilluara

Grabitet dyqani i telefonave në Vlorë

Një dyqan telefonash është grabitur në qytetin e Vlorës. Gjatë orëve të para të mëngjesit ka rënë 'pre' një dyqan telefonash i gjendur në bulevardin “Ismail Qem...

09:41

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI