Flash

Ngujoi për 6 vite familjen, zbardhet dëshmia e radikalistit: Doja t’i ruaja nga e keqja

Lapsi.al 7 November 2022
Ngujoi për 6 vite familjen, zbardhet dëshmia e radikalistit: Doja

Pas arrestimit të 50-vjeçarit Xherxh Laçi që ngujoi familjen, i cilësuar nga policia si radikalist, detaje të reja janë zbuluar. Mësohet se gjatë dëshmisë, Laçi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten apo dy djemtë, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç. 50-vjeçari ka thënë se nuk linte fëmijët të dilnin nga banesa për të mos u infektuar.

“Kam ndjekur parimet e mia fetare. Fëmijët dhe bashkëshorten nuk i kam lënë të dalin për t’i ruajtur nga e keqja. Nuk doja që ata të nisnin drogën apo të infektoheshin”, ka pohuar Laçi.

Nga ana tjetër, dy djemtë dhe nëna e tyre kanë treguar në prani të psikologëve se ata dhunoheshin sistematikisht. Ata janë dërguar në një qendër rehabilitimi. Xherxh Laçi pritet të dalë të martën në Gjykatën Penale të Tiranës për t'u njohur me masën e sigurisë.

Fillimisht kanë qenë komshinjtë që lajmëruan policinë pasi dyshuan se Xherxh Laçi mund të kishte dhunuar familjarët. Pasi ka mbërritur policia, Laçi është shprehur se jetojnë në kushte të veshtira ekonomike. Gruaja e tij nuk punonte. Fëmijët nuk i dërgonte në shkollë për shkak të besimit radikal dhe frikës se mos infektoheshin apo merrnin rrugë te keqe.

Më pas është mësuar se Laçi kishte ngujuar bashkëshorten e tij për 6 vite me radhë në zonën e '5 Majit’ në Tiranë. Prej 1 viti, 50-vjeçari ngujoi edhe dy fëmijët e tij, të cilët nuk i kishte lënë të vazhdonin gjimnazin. Vetë Laçi dilte nga shtëpia vetëm ditën e premte, pasi shkonte në xhami për t'u falur.

Pas operacionit të zhvilluar, në banesë janë gjetur dy thika, shkopinj druri dhe 700 fishekë të cilët i kishte groposur në oborrin e shtëpisë.

Të këshilluara

Grabitet dyqani i telefonave në Vlorë

Një dyqan telefonash është grabitur në qytetin e Vlorës. Gjatë orëve të para të mëngjesit ka rënë 'pre' një dyqan telefonash i gjendur në bulevardin “Ismail Qem...

09:41

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI