Flash

Ligji i tatimit mbi të ardhurat rrezikon të rrisë përsëri raportin e kredive me probleme

Lapsi.al 7 November 2022
Ligji i tatimit mbi të ardhurat rrezikon të rrisë

Duke shprehur qëndrimet e BSH-së për projektbuxhetin 2023, guvernatori Gent Sejko nënvizoi së fundmi edhe një çështje të lidhur me paketën fiskale. Sipas tij, ajo mund të krijojë probleme serioze për procesin e menaxhimit të kredive me probleme të sektorit bankar.

“Banka e Shqipërisë kërkon rishikimin e një ndryshimi të propozuar në projektligjin “Për Tatimin mbi të Ardhurat”. Ky ndryshim synon të revokojë përmirësimet e bëra në legjislacionin tatimor për trajtimin kontabël të kredive të humbura dhe për përfshirjen e tyre në listën e shpenzimeve të zbritshme. Këto përmirësime ishin një element i rëndësishëm i Strategjisë Kombëtare për Reduktimin e Kredive me Probleme. Kjo strategji u miratua nga Qeveria Shqiptare dhe Banka e Shqipërisë në vitin 2015. Strategjia ishte thelbësore për reduktimin e ndjeshëm të nivelit të kredive me probleme në sektorin bankar. Po ashtu, edhe për ruajtjen e këtyre kredive në nivele të ulëta në të ardhmen,” tha Sejko.

Ligji për tatimin mbi të ardhura

Aktualisht, ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”, në nenin 24 parashikon disa dispozita në veçanta. Ato shërbejnë për njohjen si shpenzime të zbritshme të kredive të humbura të institucioneve financiare.

Në rastin e bankave dhe subjekteve financiare jobanka, në përcaktimin e fitimit të tatueshëm, fshirja e borxhit të keq, lidhur me procesin e kredidhënies, njihet si shpenzim i zbritshëm me plotësimin e afatit 365 ditë pas depozitimit të kërkesës për fillimin e procedimit të ekzekutimit të detyrueshëm te përmbaruesi. Kjo në rast se kredia është e siguruar me pasuri të luajtshme ose të paluajtshme. Parashikohet 365 ditë pas lëshimit nga gjykata të urdhrit, nëse kredia nuk është e garantuar me pasuri të luajtshme ose të paluajtshme. Në rast se pasuria e luajtshme ose e paluajtshme që siguron kredinë, ekzekutohet para afateve të mësipërme. Provigjionet e mëparshme bankare, të njohura si shpenzime të zbritshme, vazhdojnë të njihen si të tilla.

Në projektligjin e ri të propozuar nga Qeveria në Kuvendin e Shqipërisë, këto dispozita specifika janë hequr nga përmbajtja. Neni 31 i projektligjit shprehet se zbritja e plotë e borxhit të keq lejohet nëse kushtet e mëposhtme përmbushen në të njëjtën kohë. Këtu futen: borxhi i keq hiqet nga kontabiliteti i entitetit; janë ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme ligjore për të mbledhur borxhin dhe provigjionet e krijuara neni duhet t’i shtohen fitimit të tatueshëm.

Në konsultimet me sektorin bankar, përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MFE) janë shprehur se ndryshimet e miratuara në vitin 2014 kishin si qëllim lehtësimin e uljes së kredive me probleme. Sipas tyre, tani që raporti i kreidve me probleme është ulur në nivele më normale, ndryshimet e vitit 2014 duhet të shfuqizohen.

Ekspertët për ndryshimet e propozuara

Por, ekspertë të sektorit bankar shprehen se ndryshimet ligjore që propozuara nga Qeveria në këtë rast do të rikthenin situatën e para vitit 2015. Kjo sa i takon fshirjes së kredive nga bilancet. Praktikisht, me ndryshimet e propozuara, kreditë e fshira nuk do të njihen më automtikisht si shpenzime të zbritshme. Bankat do të tatohen për vlerën e tyre. Kjo do të bënte që bankat të mos e aplikonin më praktikën e konsoliduar prej shtatë vitesh. Kjo sa i takon nxjerrjes jashtë bilancit të kredive të humbura. Kjo e fundit sipas përcaktimeve rregullatore plotësuese të Bankës së Shqipërisë.

Sipas burimeve, edhe në korrespondencën jo publike me MFE, Banka e Shqipërisë ka kundërshtuar prerazi ndryshimet e propozuara në ligj. Megjithatë, Qeveria nuk i ka marrë parasysh kundërshtimet e Bankës së Shqipërisë dhe bankave tregtare. Kjo e fundit ka dërguar projektligjin në Kuvend me të njëjtat propozime.

Fshirja e kredive të humbura të sektorit bankar nisi në përmasa të mëdha në vitin 2015. BSH detyroi të nxirreshin jashtë bilanceve kreditë e klasifikuara si të humbura prej më shumë se 3 vjetësh. Fshirjet dhanë një ndikim shumë të rëndësishëm në uljen graduale të raportit të kredive me probleme të sektorit bankar. Në atë periudhë kishin arritur në kufijtë e 25%. Në përpjekje për të nxitur pastrimin e mëtejshëm të portofoleve, Banka e Shqipërisë në vitin 2020 vendosi shkurtimin e afatit për nxjerrjen jashtë bilancit të kredive të humbura në dy vjet, nga tre vjet që kishte qenë më parë.

Nxjerrja jashtë bilanceve e kredive të humbura luajti rolin kryesor në procesin e uljes së raportit të kredive me probleme në ekonomi. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vlera e kredive të humbura të fshira nga bilancet e sektorit bankar që nga fillimi i vitit 2015 deri në mesin e këtij viti ka arritur në 75 miliardë lekë ose rreth 640 milionë euro./ Monitor

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI