Flash

FOTO/ Brazili zbulon listën e lojtarëve për Katar 2022: nëntë sulmues, një 39 vjeçar dhe shumë yje jashtë

Lapsi.al 7 November 2022
FOTO/ Brazili zbulon listën e lojtarëve për Katar 2022:

Brazili është gati për Kupën e Botës Katar 2022. 5 herë kampionët e botës kanë shpallur listën zyrtare të thërritur nga tekniku. Tite e ka turneun e fundit në pankinën verdhejeshile e kërkon titullin e gjashtë të artë. Ashtu si ndodh gjithnjë me Selecao, shumë yje kanë mbetur jashtë. Brazili është një prej favoritëve kryesorë për triumfin në Katar dhe do të jetë ofensiv, si i takon famës së amerikano-latinëve. Tite e ka përligjur futbollin e sambas duke grumbulluar nëntë sulmues: si asnjë tjetër.

Mes emrave të mëdhenj të brazilianëve nuk mungon ai i lojtarit më me trofe në historinë e futbollit. Dani Alves, edhe pse 39 vjecar, është thërritur nga Tite. Mbi të gjitha tekniku beson në eksperiencën dhe frymën e grupit të mbrojtësit të djathtë. E gjithë vëmendja është te emrat përpara, ku nuk mungojnë Neymar, Vinicius, Richarlison e Jesus.

Lexo më tej:Renditja/ FIFA ka Brazilin favoritin kryesor në Katar: një pikë në dy ndeshje nuk i prish punë Shqipërisë

Ka vend për Raphina të Barcelonës e Anthony të United, por jashtë ka mbetur ylli i Liverpool Firmino. Një tjetër lojtar i munguar është Gabriel i Arsenal, ndërsa tre brazilianët e Juventus janë aty: Bremer, Alex Sandro e Danilo.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI