Flash

E pazakontë në Greqi/ 55-vjeçari mbytet duke ngrënë byrek me mollë

Lapsi.al 7 November 2022
E pazakontë në Greqi/ 55-vjeçari mbytet duke ngrënë

Një 55-vjeçar në Kozani ka humbur jetën nga një copë byreku me mollë.55-vjeçari Periklis Karypidis, i cili jetonte në një fshat të Kozanit, u ndal në shtëpinë e vëllait për ta vizituar, i cili i ofroi ta gostiste me disa ëmbëlsira dhe 55-vjeçari pranoi.

Byrekun me mollë e ka marrë me vete në shtëpi, por rrugës ka dashur të shijojë ëmbëlsirën, për pasojë një copë i ka zënë fytin dhe nuk ka mundur të marrë frymë.

“Vendimi i Alibeajt i paqartë”, Neza: Ka nivele të tjera për të mundësuar bashkimin e PD

"Më goditi pa mëshirë në kokë", zbardhet dëshmia e 20-vjeçares që i shpëtoi përdhunimit të shqiptarit

55-vjeçari fatkeq është rrëzuar përtokë dhe çdo minutë ka qenë kritike për jetën e tij. Vajza e tij ankohet se kanë kaluar të paktën tre persona dhe asnjëri nuk e ka ndihmuar.

“Ai shkoi të takonte xhaxhain tim. Xhaxhai i ka dhënë byrek me mollë dhe rrugës me siguri e ka ngrënë dhe është mbytur" tregon vajza e viktimës.

"Një fqinj lajmëroi xhaxhain tim i cili i dha ndihmën e shpejtë duke i bërë reanimacion kardiopolmonar (CPR). Zemra e tij filloi të rrahë por truri i tij ishte pa oksigjen. Nëse fqinji do të kishte bërë CPR para se të njoftonte xhaxhain tim. Të paktën tre fshatarë e panë atë duke u mbytur."

“Truri i tij ishte pa oksigjen për 15 minuta. CPR duhet të ishte bërë më shpejt”, thotë vajza e viktimës e shkatërruar, duke shtuar se i vjen më të tepër keq për motrën që është 16 vjeç dhe nënën e saj.

Pasi mori ndihmën e parë nga vëllai i tij dhe ka shfaqi shenja jete inkurajuese, ai u transportua në spitalin Mamatsio ku i është hequr copa e byrekut me mollë dhe është intubuar.

Nga 29 tetori kur ndodhi ngjarja ai bëri një betejë të madhe, por në fund nuk ia doli dhe dy ditë më parë dha frymën e fundit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI