Flash

Video/ Nëse e ke mbiemrin Lewandowski, shënon edhe kur je portier: shikoni golin nga 80 metra ndaj shqiptarit Alia

Lapsi.al 7 November 2022
Video/ Nëse e ke mbiemrin Lewandowski, shënon edhe kur je portier:
Lewandowski shënoi të dielën dhe kjo sigurisht nuk do të ishte diçka e re. Por polaku që hyri në tabelën e golashënuesve quhet Michal dhe është portieri i Messina. Në ndeshjen e Serisë C mes sicilianëve dhe Monterosi Tuscia, portieri mahniti publikun e stadiumit Franco Scoglio. Lewandowski portier shënoi nga rreth 80 metra, i ndihmuar edhe nga pozicionimi i gabuar i kolegut shqiptar Marko Alia dhe era e favorshme. Sigurisht bashkë me një dozë të mirë fati. Të dielën kur ai i Barcelonës humbi një penallti dhe e mbylli ndeshjen pa gol, mbiemri Lewandowski gjithsesi arriti të lërë gjurmë. E çfarë gjurme se. Për këtë ka menduar 26-vjeçari Michal, që si rol është portier i Messina. Portieri i sicilianëve arriti të shënojë direkt nga një goditje e lirë prej rreth 80 metrash. Lewa i portës shënuar golin e 2-0 në fitoren e skuadrës së tij ndaj Monterosit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12 të Grupit C në Serie C. Era, një përplasje e favorshme dhe vetëkënaqësia e portierit kundërshtar Alia, e bënë një goditje të zakonshme dënimi në një gol për tia rrëfyer nipërve.

FJALËT E PORTIERIT GOLASHËNUES

Në fund të ndeshjes, portieri i Messina rrëfeu me shumë sinqeritet arritjen e tij: “Nuk e prisja. Mund të them se gabova rivënien. Doja ta dërgoja djathtas, më pas me ndihmën e erës shkoi qendrore. Pastaj pati edhe ndihmën e fushës së lagësht, kështu që shkoi në portë”, pranoi ai. “Më vjen keq për portierin sepse janë gabime që i kam bërë edhe unë. Si e kapërcen mendërisht këtë lloj situate? Kur dikush bën një gabim, ai duhet të mendojë për këtë pas lojës për të korrigjuar gabimin. Gjatë ndeshjes e ke bërë gabimin dhe thjesht duhet të luash dhe të rikuperosh menjëherë”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI