Flash

Video/ PSG vuan kundër Lorient, shpërthen një cështje e re Mbappe: zëvendësohet dhe reagon ndaj Galtier

Lapsi.al 6 November 2022
Video/ PSG vuan kundër Lorient, shpërthen një cështje e re

Vuajti më shumë se sa pritej, por në fund PSG arrin të fitojë. Skuadra e Galtier bën detyrën, në ndeshjen e orarit të drekës së Ligue 1. Parisienët, vizitorë në Lorient, triumfuan 2-1 falë golit të Danilos 10' minuta nga fundi, në një asist të Neymar. Më parë, Moffi kishte barazuar avantazhin fillestar të vetë brazilianit në pjesën e dytë. Skuadra e Galtier mbetet kështu në vendin e parë, +5 ndaj Lens i dyti. Lorient gjithmonë në zonën e Evropës, por pa fitore në katër ndeshjet e fundit.

PSG shkëputet në arrati në Ligue 1. Parisienët arrijnë të fitojnë në Lorient dhe mbeten në epërsi +5 ndaj Lens. Sapo nisi ndeshja Neymar u kujdes për të kaluar në avantazh kryeqytetasit pas vetëm nëntë minutash. Braziliani përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare për të mposhtu portierin. Duket si shëtitja e zakonshme për PSG dhe Ekitike gati dyfishoi pas gjysmë ore lojë, por goditja e tij kaloi mbi traversë. Me kalimin e kohës, megjithatë, vendasit morën gjithnjë e më shumë guxim. Në fund të pjesës së parë Ponceau nuk u tregua shumë preciz, por në fillimin e pjesës së dytë Moffi firmosi barazimin e bujshëm.

Moffi u tregua sërish i rrezikshëm në minutën e 57-të. Lorient u duk se mund të rezistonte, por dhjetë minuta nga fundi erdhi befasia. Goditja me kokë e Danilos, nga një goditje këndi, përfundoi në rrjetë. PSG rigjeti avantazhin e Galtier u mbrojt duke larguar Mbappè nga fusha. Fenomeni francez, aspak i lumtur, shkoi direkt në dhomat e zhveshjes. Lorient provoi sulmin e fundit, por nuk arriti të barazojë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI