Flash

Shkon në parkim e nuk e gjen më makinën: Pas Kvara, gruaja e Kim bëhet viktimë e grabitësve në Napoli

Lapsi.al 6 November 2022
Shkon në parkim e nuk e gjen më makinën: Pas Kvara, gruaja e Kim

Në shtëpi Napoli një tjetër vjedhje makine në “organikë”. Pas dëmit të pjeshëm që iu bë Kvaratskhelia, radhën e pati gruaja e qendërmbrojtësit Kim. Nëse gjeorgjianit, Mini Countryman iu vodh dhe më pas u gjet brenda pak orësh të enjten e kaluar, këtë herë situata është më serioze. Gruaja e mbrojtësit korean, Kim, e kishte parkuar makinën në via Catullo. Sipas një rikonstruksioni fillestar të fakteve, hajdutët ndoshta kanë vepruar në orët e para të ditës. Kur ajo shkoi të merrte makinën, gjeti vetëm vendin bosh.

Nëse renditja është spektakolare, jashtë fushës nuk mund të thuhet se është një periudhë me fat për lojtarët e Napolit. I pari që përfundoi në shënjestrën e hajdutëve ishte Kvaratskhelia. Protagonisti i padiskutueshëm i këtij fillimi të jashtëzakonshëm u trondit nga ngjarja. Grabitësit pasi hynë në shtëpinë e tij, i morën çelësat e makinës së tij dhe më pas u larguan me të. Vjedhja u zbardh brenda pak orësh. Pas kallëzimit në organet kompetente, në fakt Policia ka nisi kërkimet dhe ka gjetur makinën pranë Aversës.

Lexo më tej: Pasi i vodhën makinën, tani edhe dëmtohet: Napoli humbet talentin Kvaratskhelia për ndeshjen me Atalantën

Më pas të njëjtin fat pati edhe gruaja e Kim, e cila kur doli në rrugë nuk e gjeti kurrë makinën e saj, një 500 luksoze. Vjedhja që u bë menjëherë lajm, sepse erdhi në një distancë të shkurtër nga ajo që pësoi gjeorgjiani. Sipas raportimeve nga Repubblica, hetimet për të dy episodet do të trajtohen së bashku nga prokuroria. Hetuesit po përpiqen të kuptojnë nëse kanë qenë vetëm dy episode të izoluara dhe të ndara nga njëra-tjetra. Pista tjetër është ajo e një organizimi kriminal për arsye ende të paqarta. Ndërsa policia vazhdon hetimin, tek Napoli askush nga lojtarët nuk mund të jetë i qetë, të paktën për makinën.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI