Flash

Video/ Napoli përmbys Atalantën dhe merr arratinë: vendosën Osimhen e Elmas

Lapsi.al 5 November 2022
Video/ Napoli përmbys Atalantën dhe merr arratinë: vendosën

Një fitore që rrezikon të vrasë kampionatin. Napoli imponohet 2-1 me përmbysje në fushën e Atalantës dhe në pritje të Milan-Spezia, ngrihet në + 8 nga Dea. Vendosën golat e Osimhen e Elmas, që kthyen avantazhin fillestar të Lookman. Bergamaskët nuk e meritonin të humbisnin, por humbën shumë raste e në fund u ndëshkuan.

Hojlund shpenzoi një mundësi ideale që në start, i bllokuar nga Meret. Por ishte sinjali se Atalanta ishte në formë dhe Spalletti duhet të bënte kujdes. Në minutën e 19' Osimhen preku topin me dorë në mes të zonës, e pas konsultës me VAR Mariani akordoi penallti. Lookman nuk gaboi nga 11 metra dhe Napoli u duk se ishte në telashe. Pikërisht këtu të besuarit e Spalletti e treguan veten një skuadër e madhe. Osimhen goditi saktë me kokë dhe barazoi rezultatin në minutën e 23. Dhjetë minuta më pas, nigeriani fitoi duelin e pastër fizik me Demiral dhe i shërben Elmas topin për golin e avantazhit. Zëvendësuesi i Kvara nuk gaboi, duke kompletuar përmbysjen në minutën e 33.

Lexo më tej: Pasi i vodhën makinën, tani edhe dëmtohet: Napoli humbet talentin Kvaratskhelia për ndeshjen me Atalantën

Në pjesën e dytë Atalanta shtyn përpara, por jo gjithmonë me qartësi. Rasti më flagrant ishte ai i Lookman, por këtë herë traversa u bë pengesë për barazimin e Atalantës. Napoli rezistoi dhe në fund buzëqëesh, duke i dërguar një sinjal shumë të fortë kampionatit.

Serie A Italy

Empoli 1-0 Sassuolo

Salernitana 2-2 Cremonese

Atalanta 1-2 Napoli

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI