Flash

Pasi i vodhën makinën, tani edhe dëmtohet: Napoli humbet talentin Kvaratskhelia për ndeshjen me Atalantën

Lapsi.al 5 November 2022
Pasi i vodhën makinën, tani edhe dëmtohet: Napoli humbet talentin

Napoli humbet Khvicha Kvaratskhelia për ndeshjen kundër Atalantës. Sulmuesi gjeorgjian, një surprizë e madhe e fillimit të sezonit, u ndal nga një lombalgji akute. 48-72 orët e ardhshme janë vendimtare për të kuptuar kohën e rikuperimit. Gjithësesi, është e vështirë ta shohësh sërish në fushë të martën kundër Empolit. Me shumë gjasa do të jetë gati për ndeshjen në shtëpi kundër Udineses, të planifikuar për të shtunën më 12 nëntor. Ai do të jetë edhe takimi i fundit para pauzës për Kupën e Botës. Ajo që është e sigurt, edhe duke marrë parasysh rëndësinë e Kvara në skemat e Spalletti, është se Napoli nuk ka ndërmend ta rrezikojë.

Kvaratskhelia është një nga sekretet e Napolit të Spalletti, që po dominon kampionatin. Të kaltrit kanë bërë përshtypje edhe në Champions League. 8 golat sezonalë, përshpejtime, asist dhe magji, kanë bërë që në pak muaj Kvara të tregojë gjithë potencialin e tij. Megjithatë, Spalletti ka shumë alternative për të zëvendësuar gjeorgjianin. Favoriti duket të jetë Raspadori, i cili do të luajë në tridhëmbësh me Lozanon dhe Osimhen.

Lexo më tej: Guardiola i magjepsur nga Kvaratskhelia: gati ofensiva e City për gjeorgjanin që fiton 1 milion euro në vit

Vetëm dje Kvaratskhelia përfundoi në qendër të lajmeve për vjedhjen e makinës së tij. Fatmirësisht mjeti u gjet brenda pak orësh. Kjo ishte edhe fatkeqësia e parë në Napoli për Khvicha Kvaratskhelia. Kampioni i Spallettit, mbeti viktimë e një vjedhjeje në shtëpinë e tij në Cuma. Keqbërësit dyshohet se hynë në shtëpinë e sulmuesit gjeorgjian duke i vjedhur çelësat e makinës së tij, një Mini dhe u larguan me të. Pasi zbuloi vjedhjen, numri 77 i Napolit ka bërë denoncimin. Për fatin e tij, makina u gjet brenda pak orësh nga policia pranë Aversës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI